Agjencia Zhurnal.mk

Shtim i infektimeve ditore në gjithë Europën

Në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, ritmet e përhapjes së COVID-19ë po shtohen. Gjatë 24 orëshit të fundit, Gjermania pati një shifër të lartë prej 555 infektimesh ditore. Prej disa ditësh ky vend ka pasur mbi 1 mijë të infektuar, shifra më e lartë që prej hapjes së ekonomisë.

Po ashtu edhe Italia shënoi gjatë orëve të fundit një shifër prej 347 të infektuarish ditorë. Trendin më të lartë ditor e ka Spanja, ku të dhënat më të fundit të bëra zyrtare janë ato të së premtes kur u shënua shifra më e lartë që pas kapërcimit të kulmit të pandemisë në Maj. Të premten u shënuan mbi 4500 raste të reja.

Spanja ndiqet nga Franca ku të dhënat më të fundit janë të së shtunës dhe ku infektimet ditore thyen rekordin e 2 muajve të fundit, me mbi 2200 raste të reja.

Nëpër botë, numrin më të lartë të infektimeve ditore e kanë Shtetet e Bashkuara me mbi 56 mijë dhe Brazili me rreth 50 mijë. Në gjithë globin, këtë të dielë numërohen shifra tepër të larta prej mbi 266 mijë të infektuarish ditorë, teksa përllogariten mbi 19.8 milionë të prekur prej fillimit të pandemisë, mes të cilëve 730 mijë kanë humbur jetën.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...