Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shtimi i rasteve/ Posta Shqiptare thirrje qytetarëve që marin shërbime: Respektoni protokollin

Zhurnal Ads

Posta Shqiptare iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që marrin shërbime të respektojnë protokollin e masave duke evituar grumbullimet e panevojshme, të ruajnë distancimin fizik dhe të mbajnë maskat brenda dhe jashtë zyrave postare.

Me anë të një postimi në Facebook, Posta Shqiptare gjithashtu iu ka bër thirrje pensionistëve dhe personave që kujdesen për ta, të aplikojnë sa më parë për shërbimin e marrjes së pensionit në banesë, si alternativa e duhur për mbrojtjen e tyre në këtë situatë të pazakontë pandemie.

Postimi i plotë:

🔴 RREZIKU ËSHTË I LARTË‼️

TË GJITHË MUND TË NDIHMOJMË NË FRENIMIN E COVID-19! 🦠

Posta Shqiptare përsërit thirrjen drejtuar të gjithë qytetarëve që marrin shërbime postare-financiare (kryesisht atyre që marrin ndihmën ekonomike dhe pagesën e invaliditetit, si dhe pensionet) në zyra postare, të respektojnë protokollin e masave duke evituar grumbullimet e panevojshme, të ruajnë distancimin fizik dhe të mbajnë maskat brenda dhe jashtë zyrave postare. Gjithashtu i’u bëjmë thirrje të gjithë pensionistëve dhe personave që kujdesen për ta, të aplikojnë sa më parë për shërbimin e marrjes së pensionit në banesë, si alternativa e duhur për mbrojtjen e tyre në këtë situatë të pazakontë pandemie. Posta Shqiptare i’u kërkon gjithashtu të gjitha bashkive të vendit të bashkëpunojnë duke proceduar me kalimin e fondeve përkatëse për pagesat e ndihmës ekonomike dhe të invaliditetit përpara fundit të muajit, në mënyrë që institucioni ynë të jetë në gjendje të operojë sa më parë me shpërndarjen e këtyre pagesave sipas një grafiku që mëton të evitojë radhët dhe grumbullimet e padobishme. Po ashtu i drejtohemi edhe institucioneve ligjzbatuese për të asistuar në ruajtjen e protokolleve të kujdesit dhe distancimit fizik të qytetarëve jashtë ambienteve të zyrave postare, ku punonjësit e Postës nuk kanë kopetencë për të vepruar.

https://www.facebook.com/posta.shqiptare1/posts/3584971918215055

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Meta dekreton shkarkimin e Ramës, dhe emërimin e Xhaçkës dhe të Peleshit ministra

S.B.

Shkeli masat anti-Covid, PD kërkon shkarkimin e Rakacollit: Para partisë nuk vënë asgjë!

S.B.

Xhafaj: SPAK-un po e mbysin me çeshtje dytësore, me qëllimin për ta delegjitimuar

admin

Vlorë-Fier/ Shmangu përplasjen me “Benz-in”, aksidentohet makina e policisë

admin

Ruçi uron kryeparlamentarin slloven për Ditën e Pavarësisë: Arritje të mëdha drejt demokracisë, avokate e integrimit të Shqipërisë

S.B.

Hapja e shkollave, Manastirliu: Rrisim me 30% ekipet e epidemiologëve

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...