Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Shtohen problemet te Juventusi, dy lojtarë dëmtohen dhe rrezikojnë ‘derbin’ me Interin

Juventusi mori fitoren e tretë radhazi mbrëmë ndaj Sassuolos dhe u ngjit në vendin e katërt, megjithatë këtë herë suksesi ka pasur koston e lartë për skuadrën e Andrea Pirlos, pasi ka humbur dy titullarë.

Bëhet fjalë për mesfushorin amerikan Weston McKennie dhe fantazistin argjentinas Paulo Dybala, të cilët u zëvendësuan që në pjesën e parë, pasi nuk mund të vijonin më tej ndeshjen.

Amerikani pësoi një dëmtim muskulor në minutën e 19-të, ndërsa Dybala lëndoi gjurin gjatë një rënieje, ndërsa që të dy rrezikojnë të mbeten jashtë derbit të Italisë ndaj Interit, i planifikuar për këtë të diel në “San Siro”.

Vetë trajneri Andrea Pirlo u shfaq optimist pas ndeshjes, duke thënë se paraprakisht duket që Dybala dhe McKennie nuk kanë dëmtime të rënda dhe se do të rikuperojnë për sfidën e fundjavës, por vetëm ekzaminimet mjekësore gjatë ditës së sotme do të sjellin rezultat më konkret.

Gjithsesi nëse dy futbollistët nuk do t’ia dalin, atëherë Conte do të jetë në telashe, pasi nuk ka në dispozicion as mbrojtësit Cuadrado, Alex Sandro e De Ligt, të cilët janë prekur nga koronavirusi, ndaj me 5 mungesa në “San Siro” do të bëhej gjithçka më e vështirë.

Ndërkohë lajmi i mirë është rikuperimi i sulmuesit spanjoll Alvaro Morata, i cili luajti pak minuta mbrëmë ndaj Sassuolos dhe deri të dielën do të jetë gati për ta nisur ndeshjen si titullar.

Postime të ngjashme

Goce Sedlloski emërohet trajner i ri i FC Shkupit

Z H

E ardhmja e Mbappe, Pochettino: Do luftoj deri në pikën e fundit për të

Z H

Pique rrezikon të humbasë finalen e Kupës së Mbretit

Z H

Leon Dajaku ia huq keq, thotë se në Kosovë flitet “kosovarçe”

Z H

Solskjaer: Roma klub me histori, mezi po e presim sfidën gjysmëfinale

Z H

Ekipi i NBA-së pranë shitjes për vlerën e 1.5 miliardë dollarëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...