Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shtohet interesimi për vaksinim, qytetarët të lajmërohen për caktim të terminit

Shkup, 11 maj – Zhurnal – Qytetarët duhet të regjistrohen në uebfaqen vakcinacija.mk, sepse është mekanizmi dhe mënyra më praktike për të arritur deri në një termin të përshtatshëm për vaksinën kundër Kovid-19.

Ky është apeli i dërguar dje nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se vaksinimi po shkon mirë, janë vaksinuar rreth 110 mijë qytetarë, nga të cilët 23 mijë janë rivaksinuar, ndërsa tani janë duke u vaksinuar 170 mijë qytetarë që janë regjistruar në vakcinacija.mk.

“Ata 170 mijë, të cilët janë në grupin e parë deri më 30 prill, janë ata të cilët tani po vaksinohen, në mënyrë shtesë janë paraqitur rreth 130 mijë qytetarë, që do të thotë se qytetarët mirë e përcjellin apelin që të paraqiten në sajtin “vakcinacija.mk”. E dërgoj apelin e njëjtë që të paraqiten në sajt, për shka të asaj se kjo është mekanizmi më praktik dhe mënyra që të arrihet deri te termini adekuat për vaksinë”, tha Filipçe.

Ai theksoi se procesi i vaksinimit vazhdon këtë javë me të njëjtën dinamikë, përkatësisht me vaksinimin e rreth 10 mijë qytetarëve në ditë në të gjitha pikat në të gjithë vendin.

Siç informoi, këtë javë pritet të arrijnë rreth 10 mijë vaksina të kompanisë Fajzer, sipas marrëveshjes sonë dhe sistemit të solidaritetit të Bashkimit Evropian. Sipas paralajmërimeve, pritet edhe donacion nga armata kineze që të arrijë më 15 maj, gjatë fundjavës, dhe në pajtim me të gjitha paralajmërimet, do të përgatitet orari për ndarjen e vaksinave nëpër pika.

I pyetur cilat janë pritjet lidhur me përfitimin e imunitetit kolektiv, nëse ekziston mundësi për krijimin e mutacionit të ri të virusit, ministri Filipçe tha se sipas supozimeve, mutacioni eventual i ri i virusit mund ta ndryshojë vijimin e krijimit të imuntetit kolektiv, por jo në mënyrë të konsiderueshme.

“Shumica e qytetarëve e kanë fituar imunitetin e tyre edhe krahas se nuk janë evidentuar zyrtarisht se e kanë kaluar sëmundjen, respektivisht se kanë qenë bartës asimptomatikë. Epidemiologët kalkulojnë me numër prej 3 deri 7 herë më shumë se ata 150 mijë, të cilët janë evidentuar te ne”, tha Filipçe.

Siç sqaroi, ekziston edhe dinamikë tjetër, a ajo është se rreth dhjetë mijë qytetarë, vaksinohen në ditë, në pajtim me qasjen te vaksinat, dhe në këtë mënyrë po ashtu ndërtohet imuniteti kolektiv. Sqaroi se është e panjohur, jo vetëm tek ne, por gjithkund në botë, nëse ndonjë mutacion mund ta ndryshojë fotografinë.

Lidhur me përqindjen e imunitetit kolektiv, ai tha se më shumti varet nga sëmundja infektive, por vlerëson se 60 ose 70 për qind për Kovid-19, është përqindje e mjaftueshme që të fitohet imuniteti kolektiv.

Në pyetje të gazetarëve nëse qytetarët, të cilët janë vaksinuar në Serbi, do të kenë mundësi të rivaksinohen këtu, Filipçe u përgjigj se ata që janë vaksinuar me vaksinën Fajzer ose Sinofarm, mund të rivaksinohen tek ne.

Me këtë rast, siç tha, deri nga fundi i kësaj jave, do të ketë një pjesë e posaçme në sajtin vakcinacija.mk. ku ndërkohë mund të paraqiten përmes mjekëve amë, dhe ata do të marrin termin për rivaksinim.

I pyetur nëse nevojitet PCR test i obliguar për ata të cilët kanë marrë dy doza të vaksinave dhe duhet të operohen, Filipçe tha se për intervenim mjekësor, nëse pacienti u rivaksinua, atëherë mund të pranohet pa PCR test të bërë. Do t’i nevojitet vetëm vërtetim për vaksinim.

Lidhur me pyetjen nëse është planifikuar të bëhen fushata të caktuara vaksinimi ose t’u jepen çmime të caktuara atyre që vaksinohen në parimin e vendeve të tjera, Filipce tha se nuk ka nevojë për ndonjë formë shpërblimi. Kjo shifër shtesë, e cila raportohet në fund të prillit, sipas Ministrit është një shenjë e mirë dhe tani për tani ka një interes të mirë.

Në pyetjen se kur do të hapen pikat në Strumicë, Veles dhe Prilep, Ministri tha se në Strumicë pritet pika të hapet deri në fund të javës dhe gjatë javës tjetër edhe pikat në Prilep dhe Veles.

Sipas ministrit, është ende herët është për të dhënë rekomandim të përgjithshëm që maskat mbrojtëse të mos mbahen në ambientë të hapur, ai tha se kjo u diskutua, por që përfundimi është që ne duhet të presim një javë ose dy për një masë të tillë.

“Hapi tjetër do të ishte, por është akoma herët të thuhet kur do të ishte, të mbahen maskat si më parë, pra vetëm në një grup jashtë. Tani është shumë herët. Kjo do të jetë gjëja tjetër për të cilën kemi biseduar. Këtë mëngjes kemi iniciuar diskutim dhe përfundimi është që duhet të presim edhe një javë apo dy”, tha Filipçe.

“Koncertet dhe dasmat nuk lejohen ende sepse kemi frikë se në këto raste distanca në mes njerëzve të pranishëm mund të zvogëlohet dhe kjo është arsyeja pse ne po shkojmë gradualisht. Nëse trendet vazhdojnë, koncertet do të lejohen”, tha Filipçe.

Propozimet e reja për lehtësimin e masave kufizuese, tha ai, janë për shkak të trendit të zvogëlimit të numrit të infektuarve të sapoinfektuar dhe zbrazjes së konsiderueshme të kapaciteteve spitalore.

Sipas të dhënave të pubikuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik, janë regjistruar 25 raste të reja me Kovid-19, 16 kanë vdekur dhe 408 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vend që nga fillimi i epidemisë është 154.051, numri i pacientëve të shëruar është 138.370, numri i të vdekurve është 5.109 dhe numri i rasteve aktive është 10.572.

Në repartet infektive në vend mjekohen 748 pacient me Kovid-19 prej të cilëve 319 janë në Shkup

Postime të ngjashme

Vetëm 30% e territorit të vendit ka kanalizime

D V

Bexheti: Caku i radhës për Arbreshën mbetet Olimpiada 2024 në Paris

D V

Gjevgjelia dhe Demir Kapia sot regjistruan 43 gradë celsius, temperaturat vazhdojnë të jenë të larta

D V

Mariçiq: Do të ketë përmirësime në Kodin zgjedhor, pres të votohet nga mesi i gushtit

D V

Pendarovski: Ende jemi të robëruar në të kaluarën

D V

Spasovski: Mbi 15 mijë qytetarë nuk mund t’i marrin letërnjoftimet, për shkak të bllokimit të Ligjit në Kuvend

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...