Shtohet varfëria në Dibër, rritet numri i shfrytëzuesve të ndihmës sociale

Shkup, 29 shtator – Listës së shfrytëzuesve të ndihmës sociale u shtohen edhe disa familje të tjera nga komunat Dibër dhe Qendër Zhupë. Në Qendrën ndërkomunale për punë sociale në Dibër theksojnë se gjatë këtij viti ka një rritje të dukshme të familjeve të cilët kanë përfituar të drejtën për asistencë sociale. Drejtori i kësaj qendre, Kreshnik Paçuku tha se në periudhën janar- gusht të këtij viti numri i përgjithshëm i familjeve sociale që gjenden në listën që marrin ndihmë sociale është 892 .

“Ky numër tregon se vetëm për tetë muaj është tejkaluar numri i familjeve që kanë marr ndihmë sociale gjatë vitit 2020 kur numri i familjeve ka qenë 795. Rritja e numrit të familjeve të cilët kanë të drejtë të shfrytëzojnë asistencë sociale ka të bëj me lehtësimin e kritereve për të drejtën që ata shfrytëzojnë”, ka theksuar Paçuku.

Sipas tij duke marrë parasysh se jetojmë në kohë të pandemisë Kovid -19, vet rregullat e ministrisë për punë dhe politikë sociale, mundësojnë lehtësime në kriteret. Në rritjen të numrit të familjeve që tanimë marrin ndihmë sociale në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, ka ndikuar edhe rritja e papunësisë, meqë në disa sfera të jetës kanë ngelur pa punë banorë të të dy komunave. Kur jemi tek familjet të cilët marrin ndihmë sociale të theksojmë se përafërsisht numri i anëtarëve të këtyre familjeve është afro 5 mijë. Këta të dhëna flasin se në Dibër dhe Zhupë dukshëm është rrit numri i familjeve në nevojë. Kjo situatë ka kërkuar edhe aspektin humanitar të popullatës meqë me aktivitete të ndryshme humanitare të mërgimtarëve por edhe të dibranëve që jetojnë në vendlindje, shumë familje në nevojë janë ndihmuar. Përfaqësuesit e shoqatave humanitare thonë se në kontinuitet pesë vitet e fundit nuk ndalen ndihmat humanitare për një numër të madh të familjeve dibrane. Ndihmat humanitare që vijnë nga diaspora dibrane por edhe shoqatat humanitare kanë siguruar për familjet me nevojë ushqime, veshmbathje, por ka raste kur anëtarët e këtyre familjeve ndihmohen edhe në shërimin e tyre, në shkollimin e tyre por edhe në sigurimin e kulmit mbi kokë.

Këto ndihma kanë një domethënie për familjet në fjalë të cilët si shfrytëzues të ndihmave sociale marrin nga 6 mijë deri në 10 mijë denarë në muaj, por duke marrë parasysh çmimet të jetesës ndihmat humanitare që marrin ata luajnë një rol të madh në zbutjen e varfërisë të tyre. Kohëve të fundit janë regjistruar mbi 20 raste kur të sëmurë të familjeve me asistencë sociale janë dërguar në shërim jashtë vendit me përkrahjen financiare që bëjnë mërgimtarët dibran. (koha.mk)

Related posts

Parashikimi i motit

N E

Shilegov në takim me banorët e Draçevës dhe Usjes, shpalosë punimet që realizoi në katër vite

Z H

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska u takua me delegacionin e OSBE/ODIHR

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More