Tetovë, 28 shtator – Shtrati i lumit shkumbim në lagjen Dardania në Tetovë, me vite të tërë është shndërruar në mini deponi. Banorët kërkojnë të ndërmerren masa për pastrimin sa më të shpejtë. Nga Komuna e Tetovës, kanë premtuar se do të ketë një projekt të veçantë për zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij problem. Kryetari Kasami thotë jo vetëm që do pastrohet por edhe do të rregullohet shtrati i lumit Shkumbim që shumë shpjetë edhe ky problem do të zgjidhet.
I pyetur nga gazetarët se pse nuk është pastruar shtrati i lumit Shkumbim edhe tek lagjja Dardania, Kasami duke buzëqeshur ka thënë se kjo pjesë nuk është pastruar shkaku që ju si gazetar të bëni lajme, por tha se këto ditë operatori do të marr urdhër për të pastruar.
“Ajo pjesë ka tender të veçantë, jo vetëm për pastrim por edhe rregullimin e shtratit të lumit. Këto ditë operatori do të marrë urdhër nga komuna për të nisur punimet, nëse jo këtë javë, besoj javën e ardhshme do të nisin punimet, nuk është vetëm pastrimi por do të rregullohet edhe shtrati i lumit.”, tha kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Përndryshe, lagjja Dardani me vite pret rregullimin e infrastrukturës dhe kyçje në kanalizime e ujësjellës.