Shtrenjtimi i bukës, Autoriteti i Konkurrencës palë me importuesit e grurit: Po i këshillojmë

Autoriteti i Konkurrencës është mjaftuar vetëm me një këshillim ndaj vendimit për shtrenjtimin e çmimit të bukës. Përmes një vendimi të marrë sot nga Komisioni i Konkurrencës, ky autoritet nuk ka vendosur asnjë masë ndëshkuese ndaj prodhuesve të bukës apo importuesve të miellit, por i ka toleruar ata duke i paralajmëruar që të bëjnë kujdes.

 

Situata bëhet edhe më e pabesueshme ku vetë Autoriteti i Konkurrencës thotë se ka konstatuar një marrëveshje për shtrenjtimin e çmimit të miellit nga kompanitë në treg, e megjithatë nuk ka marrë asnjë masë ndaj tyre.

“Konstatohet sjellja e bashkërenduar midis ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, pasi këto ndërmarrje bashkërendojnë sjelljen duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal, sjellje e cila bie në kushtet e zbatimit të nenit 3 pika 4, dhe nenin 4 pika 1 gërma a dhe b të ligjit 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, shprehet Komisioni i Konkurrencës.

Ndërkohë që ka konstatuar marrëveshjen për përcaktimin e çmimit të miellit, edhe pse kjo dënohet me ligj, Konkurrenca mjaftohet vetëm me një këshillin, si më poshtë:

Vendosëm detyrimin e ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK si vijon: 1. Të mos caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi; 2. Të mos kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet; 3. Të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit; 4. Gjatë periudhës së monitorimit të raportojnë çdo 3 (tre) muaj pranë AK-së të dhëna mbi blerjet dhe shitjet në përmbushje të detyrimeve të dhëna sipas kësaj pike.

Në fund, pasi i ka këshilluar, Konkurrenca i paralajmëron se nëse nuk marrin parasysh këshillat e saj, do të detyrohen t’i dënojnë.

“Moszbatimi i përmbushjes së këtij vendimi, në zbatim të nenit 73 dhe 74 të ligjit nr. 9121/2003, ndëshkohet me penalitetet përkatëse”, shprehen Komisioni i Konkurrencës.

Related posts

Konfirmohen 21 raste të variantit Delta në Shqipëri, 9 të shtruar në spital

D V

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete dhe 5 raste të reja në Tiranë në 24 orët e fundit

D V

36 vjeçari me kërkim ndërkombëtar ekstradohet nga Italia në Shqipëri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com