Shtrenjtohen derivatet

nga D. V.
Getting your Trinity Audio player ready...

Shkup, 19 maj – Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nga mesnata do të rritet për 2,00 denarë, EURODIZEL (D-E V) shtrenjtohet për 0,50, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 4,00 denarë për litër, njofton Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Çmimi i ri i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 75,50 denarë, ai EURODIZEL BS (D-E V) 67,00, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet 69,00 denarë për litër.

Çmimi i EUROSUPER BS – 98 nuk ndryshon dhe mbetet 77,50 për litër.

Për 0,279 denarë rritet Çmimi i mazutit M-1 NS dhe një kilogram do të kushtojë 36,808 denarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More