Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Shtrenjtohen nafta dhe benzina

Shkup, 14 qershor – Çmimi i Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të rritet me gjysmë denari, derisa çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të rritet për një denar, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Prandaj, Eurosuper BS-95 në shtatë ditët e ardhshme do të shitet me një çmim prej 68,5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 për 70,5 denarë për litër dhe nafta për 61,5 denarë për litër. Çmimi i ri i vajit ekstra të lehtë shtëpiak do të jetë 61 denarë.

Çmimi me pakicë i mazutit rritet me 0.348 denarë për kilogram dhe tani do të shitet me çmim prej 35,237 denarë për litër.

Me këtë vendim të fundit të Komisionit Rregullator i Energjetikës, çmimet me pakicë të derivateve të naftës janë rritur me mesatare prej 1,15 për qind krahasuar me çmimet e javës së kaluar.

Çdo javë, Komisioni Rregullator i Energjetikës korrigjon çmimin e derivateve të naftës.

Postime të ngjashme

Për shkak të zjarreve të fuqishme në Turqi, anulohet vizita e nesërme e Osmanit në Ankara

D V

Qeveria e RMV-së miraton propozim Ligjin për lëndët minerale

D V

Moti për nesër në Maqedoni

D V

Konferencë rajonale për përballjen me dezinformatat, gjuhës së urrejtjes dhe sulmet hibride

Z H

Deri më 5 maj afat për të konkuruar si regjistruar i popullsisë

Z H

DV: Gruevski ka hapur kompani në Hungari

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...