Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Shtrenjtohet benzina, lirohet dizeli

Shkup, 19 korrik – Çmimet e benzinave dhe të ekstra vajit të lehtë për amvisëri prej sonte në mesnatë rriten për gjysmë denarë për litër, ndërsa dizeli lirohet për dy denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,04 për qind.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 arrin 72,5 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 74,5, ndërsa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) për 63,5 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E V) do të arrijë 61 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,299 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 38,018 denarë.

Si arsye për ndryshimin e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i potencojnë çmimet referente të rritura në bursat botërore në shtatë ditët e fundit te benzina për 1,717 për qind dhe te dizeli për 0,886 për qind, si dhe për 0,123 për qind kursi më i ulët i denarit në raport të dollarit.

“Kjo rritje e çmimeve të bursave botërore arriti nivelin me të cilin u plotësuan kushtet të zvogëlohet akciza për dy denarë litra e EURODIZEL (D-E V) sipas Dekretit me fuqi ligjore për plotësim të dekretit me fuqi ligjore për zbatim të ligjit për akcizat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme”, thonë nga KRRE

Postime të ngjashme

Maqedoni: Borxhi publik është rritur për 64.4% të BPV-së

D V

Qeveria injoron vërejtjet e Antikorrupsonit për autostradat

D V

Fabrika për përpunimin e mbeturinave në Negotinë është projekt krejtësisht evropian dhe i pastër ekologjikisht, porositi Zaev

D V

Është rritur qarkullimi në tregtinë me pakicë

Z H

Në qershor rritje prej 9,5 për qind të prodhimtarisë industriale në nivel vjetor

Z H

BP: Treguesit e fundit makroekonomikë kryesisht lëvizin në kornizat e pritura

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...