Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shtrohet në spital Milorad Dodik

Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, është shtruar në spital për shkak të simptomave, të cilat mjekët i përshkruan si mundim dhe dhimbje stomaku.

Qendra Klinike Universitare e Banja Llukës i tha Radios Evropa e Lirë se Dodik, 61-vjeçar u shtrua në spital më 21 dhjetor.

Duke përshkruar gjendjen e tij shëndetësore si “të qëndrueshme” dhe “jashtë rrezikut për jetën”, mjekët thanë se se një procedurë e hollësishme diagnostikuese ishte në proces.

Zyra e Dodikut, përmes një deklarate më 19 dhjetor tha se ai doli negativ në testin e koronavirusit.

Dodik, ishte në vetizolim pasi ka pasur kontakt me një person të infektuar me COVID-19, tre ditë më parë.

Kujtojmë që Dodik është lobuesi më i madh për mosnjohjen e Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina.

Postime të ngjashme

Princi i Kurorës Saudite fajtor për vrasjen e gazetarit

S.B.

Evropianët nga vera mund të udhëtojnë me pasaporta të Covid-19

S.B.

Franca ndryshon qëndrimin për vaksinën AstraZeneca

S.B.

Ministrat e Azisë Juglindore kërkojnë dialog me ushtrinë e Mianmarit

S.B.

Japonia: Kina të ndalojë testime poshtëruese ndaj japonezëve

S.B.

Vaksina kundër koronavirusit të ri, kushti kryesor për haxh

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...