Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Shtyhet gjykimi për rastin “Lidhja ndërkombëtare”

Shkup, 24 shtator, zhurnal.mk – Seanca kryesore në rastin e njohur si “Lidhja ndërkombëtare” që duhej të zhvillohej sot në Gjykatën Penale në Shkup, është shtyrë për shkak se një nga të akuzuarit është ende në spital, pasi ndaj tij është kryer intervenim kirurgjik.

“Për shkak të interesit të mediave dhe organizatave joqeveritare që ndjekin seancën kryesore për rastin me KOK nr. 49/20 i njohur për opinionin si ‘Lidhja ndërkombëtare’, ne informojmë opinionin se seanca kryesore, e planifikuar për sot (24.09.2020), shtyhet duke pasur parasysh se njëri nga të akuzuarit është ende i hospitalizuar pas operacionit”, kumtojnë nga Gjykata Penale në Shkup.

Këshilli për vlerësim të aktakuzës së Gjykatës Themelore Penale në Shkup, më 12 maj, miratoi në tërësi aktakuzën kundër personit juridik, “Lidhja ndërkombëtare” dhe pesë personave të tjerë fizikë për veprat penale “mashtrim” dhe “larje të parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale”, pas çka ishte formuar edhe lëndë për këtë rast.

Postime të ngjashme

Teuta Arifi inspekton nga afër punimet në Çarshinë e Epërme

Dafina Vidishiqi

Të shtëna me armë zjarri në Çarshi të Shkupit

Dafina Vidishiqi

Hungaria hapi Konsullatë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

RMV, padi ndaj tetë personave për armëmbajtje, terrorizëm e luftime për ISIS në kuadër të rastit “Qelia”

Dafina Vidishiqi

Filipçe: Në shtator, nxënësit mund të kthehen në bankat e tyre

Dafina Vidishiqi

Zaev: Te ne kanë ndikim forca dhe palë të treta

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...