Shtyhet për dy javë fillimi i vitit të ri shkollor në Shqipëri

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Evis Kushi, ka njoftuar për shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor.

 

Ministrja e Arsimit në Shqipëri njoftoi se fillimi i vitit të ri shkollor nuk do të nisë më 13 shtator, por më 27 shtator.

“Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021.

Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore”.

https://www.facebook.com/watch/?v=261735575535844

Related posts

Soreca reagon pas megaoperacionit: Lufta kundër krimit të organizuar e afron më shumë Shqipërinë me BE-në

N E

SPAK zbarkon në Ministrinë e Brendshme. Cilët janë zyrtarët që u është prerë urdhër arresti

D V

Ambasadorja Kim takon anëtarët e KPK: Procesi i Vettingut duhet të jetë i lirë, pa presione e sulme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com