Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shtyhet sërish gjykimi për ish-kryetarin e Gjykatës Supreme

Shkup, 24 nentor – Për herë të tretë, i pandehuri Jovo Vangelovski arriti të shtyjë gjykimin kundër tij për shpërdorim detyre. Ish-kryetari i Gjykatës Supreme sot ishte pa avokat pasi ishte i sëmurë me Covid-19. Ai nuk mund të mbrohej dhe kërkoi shtyrje. Gjykata nuk pranoi dhe theksoi se për këtë vepër nuk nevojitet as avokat.

Gjykimet e shtyra;

-25 shtator, e shtyrë – Vangelovski nuk i ka parë provat

-29 Tetor – Kërkesë për përjashtim të gjykatëses

Pasi Vangelovski e kuptoi se nuk do të ketë shtyrje, përsëri akuzoi gjykatësen se është e njëanshme. Edhe këtë herë, kërkoi përjashtimin e saj, megjithëse tashmë ka një vendim se kërkesa e tij është refuzuar. Për më tepër, për të shtyrë gjykimin, sot kërkoi përjashtimin e prokurorit.

Gjykatësi është i njëanshëm. Aktakuza është e paplotë, nuk përmban adresën time. Më ndërpret derisa flas, dhe kjo tregon se je e njëanshme. Kërkoj përjashtimin e prokurores Spasenka Angelova sepse është bërë përpjekje për të shkruar aktakuzë shpejt dhe parimi nuk është respektuar, për të përgatitur një aktakuzë me të gjitha elementet”-tha Jovo Vangelovski, i pandehur.

Seanca e ardhshme është caktuar për 18 dhjetor. Vangelovski atëherë ka mundësinë për kërkesë të re për shtyrje – të kërkojë përjashtimin e kompetencës së Gjykatës Penale në çështjen kundër tij. Vangelovski akuzohet se ai qëllimisht nuk i ka vendosur shtesë rroge prej 35 përqind koleges së tij Lidija Nedellkova, derisa udhëhiqte Gjykatën Supreme. Vangelovski u shkarkua zyrtarisht në 10 mars të këtij viti sepse në vitin 2017, së bashku me dy gjykatës të tjerë suprem, ia shfuqizuan paraburgimin biznesmenit Sead Kocan, edhe pse ishte në arrati./

Postime të ngjashme

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

Koalicioni ASH – Alternativa kërkojnë dorëheqjen e Mila Carovskës

R Zh

Janë regjistruar tetë raste të reja me Kovid-19, nuk ka të vdekur

R Zh

Bislimovski: KRRE duhet ta përcaktojë edhe çmimin e ujit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...