Agjencia Zhurnal.mk

Shtyhet sërish seanca, Tahiri: Shqipëria ka ecur përpara, vetëm gjyqi im ka ngecur

Tiranë, 3 korrik – Seanca gjyqësore për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë sërish.

Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur që seanca e radhës të zhvillohet më 17 korrik për shkak se duhet të saktësohet prokurora për Gjergj Kohilën, ish-shefi i Sektorit të Luftës kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Qarkut Vlorë, i cili ndodhet në arrati.

Ende nuk është saktësuar nëse Kohila është vënë apo jo në dijeni për zhvillimin e procesit ndaj tij.

Kjo është hera e dytë që shtyhet seanca për Tahirin, çka paralajmëron se procesi ndaj ish-ministrit mund të hyjë në sagën e shtyrjeve të gjyqit.

Pas vendimit të trupit gjykues, ish-ministri i është përgjigjur konstatimit të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, se procesi u shty sërish pavarësisht apeleve të tij.

“Keq më vjen që u shty prapë, unë do të vazhdoj të kërkojë një gjyq të shpejtë. Shqipëria ka ecur përpara, vetëm gjyqi im ka ngecur”, tha ai.

Seanca e parë gjyqësore ndaj Saimir Tahirit është shtyrë për shkak të mungesës në sallë të ish-tre zyrtarëve të Policisë së Vlorës; Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila.

Gjykata tha se duhet të rinjoftohen edhe njëherë tre personat e lartpërmendur, pasi nuk kanë marrë dijeni për nisjen e procesit, por ndërkohë Jaeld Çela kishte lëshuar në datën 17 qershor një prokurë që thoshte që ishte dakord të përfarohej në mungesë nga avokati i tij.

Në seancën paraprake, Saimir Tahiri ka kërkuar që procesi të bëhet me kohë të shkurtuar, gjë që nuk do të thotë pranim fajësie, por që gjykimi të zhvillohet pa iu nënshtruar shqyrtimit të fashikujve gjatë procesit në themel.

Nëse kjo kërkesë e tij pranohet, procesi mbyllet me 3 seanca: një për Prokurorinë që shpall pretencën; një për avokatët që bëjnë mbrojtjen; dhe e fundit për gjykatën që shpall vendimin; duke eliminuar kështu debatin gjyqësor./ Top Channel

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...