Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shtyhet varrimi i ish-ministrit grek, shtohen dyshimet për vrasjen e Sifi Valyrakis (Përleshja në det me peshkatarët)

Zhvillime të reja kanë dalë në dritë për vdekjen e Sifi Valyrakis pas letrës së gruas së tij, Mina Papatheodorou-Valyrakis drejtuar Ministrit të Transportit, Giannis Plakiotakis.

Vdekja e ish-ministrit grek, Sifi Valyrakis është kthyer në kryefjalë në shtetin fqinj. Familja ka vendosur të shtyjë varrimin e Valyrakis. Ceremonia mortore pritej të mbahej ditën e sotme në varrezat e Papagos.

Ndërkohë në dritë kanë dalë detaje të reja për vdekjen e Valyrakis pas letrës së gruas së tij, Mina Papatheodorou-Valyrakis drejtuar Ministrit të Transportit, Giannis Plakiotakis.

Sipas protothema.gr, kanë qënë disa pasagjerë të një anije tjetër që kanë ngacmuar ish-ministrin e PASOK-ut kur ai ishte me varkën e tij duke peshkuar.

Peshkatarët, mendohet se janë ‘zemëruar’ kur kanë parë ish-ministrin që po i afrohej zonës së tyre. Sipas informacioneve, peshkatarët u përleshën me ish-ministrin gjë që solli në vrasjen e tij. Policia ende është duke hetuar të gjithë ngjarjen e plotë për të gjetur autorët.

Ish-ministri grek u gjet i vdekur në det pak ditë më parë, milje larg varkës së tij, pasi ishte zhdukur prej disa orësh.

Postime të ngjashme

Pashinyan merr sërish mandatin për krijimin e qeverisë së re

D V

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

D V

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

D V

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

D V

Roja i kampit nazist do të dalë para gjykatës në Gjermani

D V

Mbi 60 milionë të infektuar me koronavirus në Evropë, thotë OBSH

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...