Shqipëri

Shtyhet votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Zhurnal Ads

Votimi që pritej të mbahej këtë të enjte në seancë parlamentare për ndryshimet e Kodit Zgjedhor është shtyrë.

Kanë qenë kryetarët e grupeve parlamentare opozitare që kanë depozituar kërkesën për heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës për seancën plenare te datës 1 tetor 2020.

Sakaq me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, për t’iu lënë kohë të mjaftueshme grupeve parlamentare për dialog lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore për shqyrtimin e tyre, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, programuar për ditën e enjte, datë 1 tetor, ora 10:00, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 tetor, ora 10:00.

Postime të ngjashme

Cakaj: Bashkëpunimi rajonal pjesë thelbësore për ta përshpejtuar anëtarësimin në BE

XH,I

Tërmet në Shqipëri, epiqendra në Durrës

admin

Ambasadori Britanik Duncan Norman në Gjirokastër: Palët politike të gjejnë konsensus sa më parë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...