Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Shtyrja e regjistrimit zbehë interesin e mërgatës për t’u regjistruar

Shkup, 1 prill – Zhurnal.mk – Shtyerja e regjistrimit të popullsisë, e dakorduar mes dy liderëve të partive politike maqedonase, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, ka ndikuar jo dhe aq mirë në popullatën shqiptare.

Ky vendim nuk u mirëprit nga shqiptarët, veçanërisht nga diaspora. Partia politike në pushtet BDI, dha përkrahje për shtyerje të regjistrimit, por jo dhe dy partitë tjera opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Nga opozita, por edhe i gjithë opinioni shqiptar konsiderojnë se shtyerja e regjistrimit erdhi nga “tronditja” e maqedonasve pas numrit të madh të regjistruar të diasporës shqiptare.

Diaspora shqiptare deri më sot (01.04.2021), ka arritur në shifrën prej 177875 të regjistruar.

Mirëpo ajo që shqetëson te diaspora shqiptare është numri i ulur në mënyrë drastike që nga dita kur u dakordua shtyerja e regjistrimit. Edhe pse diaspora shqiptare mund të regjistrohet edhe më tej deri në fund të shtatorit, interesi nga ana e tyre ra në mënyrë drastike. Nëse deri para shtyerjes regjistroheshin nga 6 mijë e deri në 23 mijë në një ditë, tani ky numër ka rënë në një mijë deri në dy mijë në ditë.

Nga statistikat që mund të shohim, mund të vërehet se nga data 29 mars, atë ditë kur u shtye regjistrimi, e deri më sot, janë regjistruar vetëm 6255 persona, që i bie se në 3 ditët e fundit janë regjistuar nga 2 mijë persona në ditë.

Gjithashtu kjo ndikoi edhe në organizimin e mërgatës shqiptare, të rinjtë të cilët me laptopë organizonin regjistrim të popullatës për ata që nuk dijnë të regjistrohen. Mërgata shqiptare në gjitha vendet e Europës dhe botës u mobilizua për regjistrim, por nga data 29 mars ra dhe mobilizimi i tyre.

Nga Enti për Statistika bëjnë thirrje që të mos dorëzohen dhe të vazhdojnë me regjistrim, sepse është shtyrë vetëm regjistrimi fizik por jo dhe ai online për mërgatën.

Shtyerja e regjistrimit nuk duhet të demotivojë mërgatën por të njejtit duhet të vazhdojnë dhe të regjistrohet dhe personi i fundit. Ju ishit shembull për organizim dhe atdhedashuri dhe kjo duhet të vazhdojë.

Postime të ngjashme

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

Lazim Destani bën gjestin e madh në kohë pandemie

R Zh

Zëdhënësi i qytetit të Shkupit i reagon opozitës shqiptare: Një punë që shihet, kallauz nuk do

R Zh

Editorial: Themelimi i partisë së re nga Cërvenkovski, bie qeveria “Zaev2”!

R Zh

Snezhana Kaleska Vançeva: Të mos harrojmë se më 27 prill u sulmua parlamenti, dhoma më e lartë ligjdhënëse

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...