Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Shtyrja e Regjistrimit / Kryeministri Zaev, demanton Grubin !

Shkup, 29 mars, Zhurnal.mk – Pas përfundimit të takimit mes dy liderëve të partive politike LSDM dhe VMRO-DPMNE, i cili u mbajt në hapësirat e Klubit të Deputetëve, në të cilin janë dakorduar që regjistrimi të shtyhet për në shtator, e që regjistrimi i diasporës të vazhdojë ashtu siç është paraparë, pas këtij vendimi, Artan Grubi del me një deklaratë kontradiktore nga Kryeministri Zoran Zaev, përcjell zhurnal.mk

Grubi për takimin e sotëm midis liderëve Zaev-Mickoski thotë se vendimet merren në Kuvend ose në Qeveri dhe gjithsesi se ato vendime do të vijnë atje, e që vendimin nuk mund ta sjellin dy lider.

“Nuk mund të sillen vendime nga ata dy lider në ato takime për arsye se vendimet sillen o në parlament, o në qeveri prandaj gjithsesi se ato vendime do të vijnë atje” tha Grubi

Ndërsa deklarata e Kryeministrit Zoran Zaev, e demanton Grubin

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se gjatë takimit me Hristijan Mickoskin ka realizuar konsultime edhe me partnerët e koalicionit dhe me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski.

“Gjatë takimit bëra pauzë dhe me këtë u konsultova me presidentin e shtetit, partnerët e koalicionit dhe të mërkurë do të kem takim me opozitën shqiptare”, tha Zaevi.

Zaevi tregoi për vendimet që u morën në takim, siç është ndryshimi i modelit zgjedhor dhe zhbllokimin e ligjeve që kanë të bëjnë me integrimin e vendit në BE dhe për pakot ekonomike.

Postime të ngjashme

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

Pendarovski: Pa integrim rajonal nuk mund të flasim për stabilitet rajonal

Dafina Vidishiqi

Dimitrov: Është koha e fundit që BE-ja të përmbush premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...