Kosovë

Shtyrja e takimit të sotëm Kosovë-Serbi, nga BE thonë se u bë shkaku i COVID-19

Zhurnal Ads

Takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ishte planifikuar të mbahej sot në Bruksel, është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Shtyrja e këtij takimi ka ndodhur shkaku i situatës së krijuar nga pandemia e coronavirusit.

Kështu të paktën bëri të ditur të premten,  Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak theksoi se çështja e Asociacionit nuk ishte në rend ditë. Kjo shkaku që, siç kishte thënë ai, njëra palë nuk është e gatshme të diskutojë rreth kësaj çështjeje.

Ndryshe BE nuk ka treguar datën se kur do jetë takimi i radhës mes Prishtinës e Beogradit.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Procesi është zhvilluar gjatë gjithë kohës me ndërmjetësimin e BE-së dhe me mbështetjen e SHBA-së. Këtë muaj në Washington, dy palët kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Postime të ngjashme

Eskalon situata në Kuvend, gati përplasen fizikisht deputetët e LDK-së dhe VV-së

D XH

Ish-deputeti thumbon kolegët: Pa e nxjerrë edhe një rrogë të 13-të deputetët sivjet, rimëkëmbje nuk ka

admin

Gjuajtje me armë zjarri në Mitrovicë, lëndohet një person

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...