Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

“Shtyrje e regjistrimit edhe një herë nxori në pah se në Maqedoninë e Veriut nuk funksionon shteti ligjor”

Shkup, 1 prill, Zhurnal.mk – Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në emisionin “Rrugadrejt” në Alsat-m tha se për te është e papranueshme që vendi të vijë në situatë ku duhet të respektohet një marrëveshje e arritur mes dy liderëve të partive politike dhe në anën tjetër të anashkalohet ligji që është në fuqi.

I pyetur rreth amendamentit që ditëve të fundit u publikua në opinion, me çrrastë deputeti i kësaj partie Alil Snopçe kërkon që regjistrimi të mbahet në qershor, Sela këtë e cilësoi si tentim të BDI-së për të fshehur tradhtinë që ua bëri shqiptarëve.

“Ne kishim të drejtë edhe atëherë, kemi të drejtë edhe sot, sepse është nj proces i cili veçmë ka nisë dhe nuk mund ti ndërpresësh në gjysmë të rrugës qytetarët. Për X arsye tani po hapen edhe tema të tjera. Nga ajo që dëgjuam në pres konferencë se ka ardh puna të respektohet vendimi i kryetarit të një partie dhe të mos respektohet ligji. Po përdoren edhe definicione tjera tani, jo evidentimi, verifikim dhe gjithë kjo me të drejtë hapin dilema tek qytetarët, tek ata të cilët janë të regjistruar që të kemi një proces regjistrimi real. Atë që e kemi kërkuar jo tash, jo para 10 viteve, nga vitet 90. Amendamenti që ju e përmendi është shembulli më i qartë se si mundohet BDI-ja të manipuloj opinionin, të fsheh tradhëtinë që ua bën shqiptarëve duke hedhur fajin diku tjetër, në ndërkohë që në dorë për tu shtyu ose për të mos u shty regjistrimi e kemi ne, vetëm ne”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Nga ana tjetër analisti Xhelal Neziri tha se me shtyrje e regjistrimit edhe një herë nxori në pah se në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk funksionon shteti ligjor, që është edhe një nga vërejtjet më të mëdha të nënvizuara në raportin e Komisionit Evropian. Neziri madje përkujtoi se edhe në vitin 2011 regjistrimi u anulua me marrëveshje mes dy liderëve, pas çka për këtë rast u hap edhe procedurë gjyqësore.

Ajo që bëjnë partitë politike është punë e tyre, të bëjnë sulme dhe kundërsulme, por ajo që është e rëndësishme, është që vendi duhet të ndjek dhe të respektoj ligjin. Pasi ajo që merret si kritikë në çdo raport të Komisionit Evropian, është shteti ligjor, mungesa e shtetit ligjorë dhe pandëshkueshmëria e atyre që janë bartës ose të fuqishëm. Dhe ne në këtë rast me takimin e liderëve Zaev Mickovski dhe me tentimin për të shty regjistrimin ne çfarë bëjmë? Maqedonia e Veriut dëshmon se nuk ka shtet ligjor dhe në fakt në anën tjetër do të shohim si do të zhvillohen ngjarjet, pasi opozita paralajmëroi se do ta ngrejë çështjen në prokurori, të shohim nëse do të ketë pandëshkueshëmri ose jo. Ne e dimë se në vitin 2011 u hap një rast për shkak se regjistrimi u shty me marrëveshje të dy liderëve politik. Dhe tani ndodhi një situatë e njëjtë, dhe të shohim se si do të rrjedhin në instancat gjyqësore këto procese”, deklaroi Xhelal Neziri, analsit politik.

Ndërsa profesori universitar Bashkim Selmani, tha se takimi Zaev dhe Mickovski ka provokuar ndjenjën e të bërit politik. Ai madje këtë takim e quajti “Skopska Platforma”. Selmani mes tjerash theksi se Republika e Maqedonisë së Veriut është i vetmi shtet ku politikanët hartojnë dhe miratojnë ligje në shërbim të partive politike, por jo dhe të qytetarëve.

“Problemi esencial është këtu, se këta politikanë në përgjithësi sot më tepër bëjnë ligje në shërbim të partive politike. Dhe këto ligje kur hasin në vështirësi atëherë i ndryshojnë dhe i sjellin dhe Maqedonia është i vetmi shtet ku kemi ligje për partitë por jo edhe për qytetarët…Shqiptarët në qoftë se nuk gjejnë një unitet të përbashkët, shkenca thotë nuk është me rëndësi cili është autori i veprimit por si të gjejmë ne një unitet. Ju i shihni dy mënyra të unitetit të VMRO-së dhe LSDM-së, i bashkoi krimi që bënë pajtimin dhe e dyta sulmi që ndodhi tash aktualisht, me këtë debllokim që ndodhi në mënyrën e përcaktuar esencial mes LSDM-së dhe VMRO-së ne mund ta quajmë “Skopska Platforma”, që 90 e ca ditë ata bënë zhurmë kundër gjuhës, kundër gjithçkaje që është shqiptare, dhe ky nacionalizëm i këtyre që është futur në regjimin institucional ne shqiptarët me unitet mund ta përballojmë. E në qoftë s ene insistojmë që njëri tjetrit ti themi cili është autori i fajësisë këtu e kemi rrugën e gabuar”, tha Bashkim Selmani, profesor universitar.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...