Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shtyu izolimin deri në mars/ Merkel jep shpjegime para deputetëve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dalë para deputetëve në Bundestag për të shpjeguar vendimin për zgjatjen e masave kufizuese anti Covid deri më 7 mars, një ditë pas takimit të saj me drejtuesit e landeve në vend.

Qëllimi im është që të mos lejojmë hapësira për një valë të re që mund të mbërrijë, nëse virusi del jashtë kontrollit. Ne nuk duam ta lejojmë këtë edhe pse nuk kemi një rritje të theksuar të rasteve të reja. Por, duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ti mbajtur transmetimet nën kontroll dhe për të mos lejuar një valë të tretë të madhe”, ka thënë Merkel para deputetëve.

Merkel tërhoqi vëmendjen se duhet që vendi të tregojë kujdes. “Unë jam e bindur se vendimi për të cilin ramë dakord një ditë më parë, është i duhur, i nevojshëm dhe i logjikshëm”.

“Nuk ka një mënyrë tjetër më të lehtë se sa kufizimi sistematik i kontakteve për të reduktuar infektimet në një nivel të menaxhueshëm në plan afatgjatë dhe për ta ruajtur këtë nivel”, shton kancelarja.

Të mërkurën, qeveria e Merkel vendosi vazhdimin e izolimit të pjesshëm për të luftuar pandeminë e koronavirusit të paktën deri më 7 mars edhe pse gjermanët po lodhen gjithnjë e më shumë më kufizimet. Pas bisedimeve me drejtuesit e landeve, Merkel tha se numri i infektimeve po binte në vend pas më shumë se dy muaj shkolla dhe dyqane të mbyllura. Por, kancelarja i bëri apel gjermanëve të kishin durim pasi gjithnjë e më shumë po rritet frika për variantet e reja më infektuese të virusit të pikasura në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut.

Postime të ngjashme

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

D V

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

D V

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

D V

Roja i kampit nazist do të dalë para gjykatës në Gjermani

D V

Mbi 60 milionë të infektuar me koronavirus në Evropë, thotë OBSH

D V

Ghani fajëson Uashingtonin për pasigurinë në Afganistan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...