Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Shuarja e Task-forcës anti-korrupsion, ambasadori gjerman kritikon Qeverinë Hoti

Zhurnal Ads

Vendimi i Qeverisë Hoti për shuarjen Task-forcës anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, ka nxitur reagimin e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde.

Rode përmes një reagimi në Twitter, ka thënë se ky veprim i Qeverisë ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik në luftimin e korrupsionit.

“Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngritë shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”, ka shkruar Rohde.

Kryeministri Avdullah Hoti sot në një konferencë për media tha se vendimi për krijimin e Task-forcës kundër korrupsionit në Policinë e Kosovës ka qenë antikushtetues.

“Ka qenë antikushtetues. Pushtetet janë të ndara. Përmes këtij vendimi brenda PK janë kritikuar struktura jo ligjore jo në përputhje me ligjin. Ju garantoj që ne do ta kthejmë ligjshmërinë. Unë ju garantoj që jemi të vendosur që të kthejmë ligjshmërinë. Dhe me lejoni të them që nuk keni parë gjë akoma sa i përket vendimeve për kthim të ligjshmërisë”, tha Hoti.

Shuarja e kësaj Task-Force u kritikua nga shoqëria civile, nga Bashkimi Evropian e nga EULEX-i.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

PDK: LDK dhe VV po u bëjnë presion votuesve llapjanë gjatë procesit të votimit

S.B.

Tre persona dhunojnë një të mitur në motel

admin

Ndërroi jetë babai i deputetit të LDK-së

admin

Policia apelon shoferët të pajisen me goma të dimrit nga 15 nëntori

S.B.

97 pacientë me COVID, 18 prej tyre në gjendje të rëndë në spitalin e Pejës

S.B.

Hoti: E kemi situatën nën kontroll dhe kemi më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...