Kulturë

Shuhet aktori, regjisori dhe shkrimtari i njohur, Gjergj Vlashi

Zhurnal Ads

Ka ndërruar jetë në moshën  92 vjeçare shkrimtari, përkthyesi, aktori dhe regjisori i njohur durrsak Gjergj Vlashi.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur sot Teatri ‘’Aleksandër Moisiu’’, që përmes një njoftimi në rrjetet sociale, shkroi sese kjo ishte një humbje e madhe për komunitetin artistik.

“Një humbje e madhe për të gjithë komunitetin artistik, Njeriu që me punën e palodhur ka bërë aq shumë për Teatrin, Estradën, Përkthimin, Letërsinë, na lë sot me një dhimbje të thellë”.

“Për Gjergjin e madh të Durrësit, i paharrueshëm kujtimi i tij”, shkruhet në fazqen e Teatrit ‘’Aleksandër Moisiu’’.

Gjergj Vlashi u lind në Durrës më 13 korrik 1928. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në qytetin e lindjes. Që në vitet e para të pas luftës u mor me teatrin amator dhe debutoi në disa shfaqje si “Nën gështenjat e Pragës’, “Prefekti”, “Çani hoxhë”, etj. Pas shërbimit ushtarak punoi si regjisor ne klubin e portit detar dhe në vitin 1957 u emërua regjisor në shtëpinë e kulturës. Më 5 maj të vitit 1960 u krijua trupa e estradës profesioniste dhe u caktua regjisor, detyrë që e mbajti deri në vitin 1990, kur doli në pension.

Ndërkohë ka punuar me shumë trupa të tjera, duke vënë shfaqje në Tiranë, Shkodër, Korçë, Lushnje, Pogradec, me Estradën e Ushtarit, etj. Ka punuar për disa vite si pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ka marrë pjesë me trupën e Durrësit në shumë festivale, duke fituar disa çmime të para. Gjithashtu ai është autor i librit “Si vihet në skenë një shfaqje estradë” dhe i shumë artikujve e studimeve për estradën dhe teatrin. Krahas punës si regjisor ka zhvilluar një veprimtari të dendur letrare, si shkrimtar dhe përkthyes.

Regjisori dhe shkrimtari Gjergj Vlashi është nderuar nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me Urdhërin “Nderi i Kombit”.

Postime të ngjashme

“Mirëdita…” e Kosovës lë në Serbi thirrjen për bashkëpunim e drejtësi

admin

Filmi “Derë e hapur” i Florenc Papas, përfaqëson Shqipërinë për Oskar

admin

Ndahet nga jeta krijuesi i filmit vizatimor Scooby-Doo

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...