Shuhet nga ajri zjarri në malin Serta në rajonin e Shtipit

nga D V

Shtip, 13 korrik – Zjarri në malin Serta në mes të fshatrave Sellcë dhe Dragoevë të Shtipit për momentin është duke u shuar nga ajri, deklaroi sot për MIA-n, kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov. Theksoi se bëhet fjalë për një zjarr që është në terren të pakalueshëm dhe po digjet pylli.

“Në terren ndodhen rreth 100 zjarrfikës, efektivë të Forcave të armatosura, punonjës të Pyjeve kombëtare, gjuetarë vullnetarë dhe banorë të fshatrave. Zjarri nuk mund të shuhet nga toka, sepse po digjet pylli”, thotë Jordanov.

MIA dje informoi se zjarri nuk është i ndërlidhur me flakët e zjarrtë në rajonin e Negotinës të malit Serta, por bëhet fjalë për një zjarr krejtësisht tjetër në anën tjetër të malit në pjesën e Shtipit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More