Shuhet zjarri në natyrë në Kodrën e Diellit

Tetovë, 27 shtator – Zjarrfikësit e Tetovës dje e kanë shuar zjarrin e madh në natyrë në afërsi të Kodrës së Diellit. Bëhet fjalë për sipërfaqe që është në drejtim drejt pjesës ku janë të vendosura  disa pajisje të rrjetit telekomunikues.

 

“Zjarri u shua rreth orës 14:30 minuta. Na nevojiteshin dy orë për ta vënë nën kontroll. Kjo ishte sipërfaqe e madhe, ndërsa përveç pesë zjarrfikësve me dy kamionë të zjarrfikësve  kemi punuar në koordinim dhe ndihmë të Qendrës për Menaxhim me Krizat, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, NP Pyjet Nacionale, ELEM si dhe qytetarët. Parandaluam zjarri të përhapet dhe ta përfshijë gjithë Malin Sharr sepse frynte erë e fuqishme”, deklaroi Uka Haliti, komandant i Njësisë së Zjarrfikësve të Tetovës.

Zjarr në natyrë ka pasur edhe në pjesën e Vratnicës ku gjithashtu intervenuan zjarrfikësit e Tetovës. 

Related posts

Analizë: Sa janë transparente institucionet në Maqedoni të Veriut?

Z H

Mbetet edhe një javë deri në fund të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale

D V

Ta kujtojmë Srebrenicën, tha Pendarovski

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More