Shuhet zjarri nën Kalanë e Shkupit, digjen pesë automjete

nga Xh M

Shkup, 6 prill – Është shuar zjarri që shpërtheu pasditen e sotme nën Kalanë e Shkupit, në ish hapësirat për dhënie të testit për vozitje ku ishin përfshirë pesë vetura të udhëtarëve.

Zjarrfikësit punojnë në pastrimin e terrenit, ndërsa të pranishëm janë edhe ekipe për konstatimin e shkaqeve që sollën deri te zjarri.

Xvonko Tomevski, komandant i Brigadës për mbrojtje kundër zjarreve të Qytetit të Shkupit deklaroi për MIA-n se me ndërhyrjen e zjarrfikësve është parandaluar përhapja e zjarrit dhe se ka vetëm dëme materiale. 

“Në shuarjen e zjarrit kanë qenë të përfshirë katër automjete kundër zjarreve dhe 13 zjarrfikës”, ka thënë Tomovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More