Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

‘Shumë besim nuk kishim’/ Manastirliu ndan video nga vaksinimi, të moshuarit: Mezi e prisja, thashë kur i vjen moshës time

Manastirliu shkruan se drita në sytë e gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur nga vaksinimi masiv në të gjithë vendin, e mbush me gëzim.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë mëngjesin e sotëm disa rrëfime të të moshuarve që kanë marrë vaksinën “Sinovac”, në ditën e dytë të vaksinimit masiv.  Në video, të moshuarit janë falenderues ndaj qeverisë mirëpo ka dhe nga ata që e shprehin hapur se kanë qënë skeptikë nëse duhej ose jo ta merrnin vaksinën.

Faleminderit që po interesoheni që të na ruhet jeta. Shumë besim nuk kishim. Mezi e prisja se thashë kur i vjen moshës time’– shprehen disa të moshuar.

Manastirliu shkruan se drita në sytë e gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur nga vaksinimi masiv në të gjithë vendin, e mbush me gëzim.

“Drita në sytë e gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur nga covid19, falë vaksinimit masiv në të gjithë vendin, më mbush me gëzim”, shkruan ministrja.

Dje ishte dita e dytë e vaksinimit masiv në Shqipëri. Pas vaksinimit të 11,478 personave në sheshin Skëndërbej, të tjerë të moshuar pritën në radhë për të bërë vaksinën anti covid. Ndërkohë ky proces pritet të vijojë dhe ditën e sotme.

Postime të ngjashme

Rama në France 24: Presim dritën jeshile për negociatat

Lea Muslija

Rama zgjohet mes alpeve shqiptare: Mirmëngjes! (VIDEO)

Lea Muslija

Sot hapen kufijtë Shqipëri-Greqi

Lea Muslija

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...