Ohër, 29 nentor – Për shkak të krizës së krijuar nga pandemia, në pamundësi për të mbuluar shpenzimet, ata kanë mbyllur plotësisht objektet e tyre. Ndërsa kafenetë dhe restorantet të cilët ende janë duke punuar, ankohen se qarkullimi i tyre ka rënë me 60% në krahasim me vitin e kaluar.
“Është e qartë, për fat të keq ka raste kur mbyllja është vendimi përfundimtar. Nuk është e lehtë të marrësh një vendim për të mbyllur një objekt, por të gjithë e dinë matematikën e tyre. Është e qartë se një nga masat e mundshme është mbyllja e objektit”, u shpreh kryetari i shoqatës gastronomike Mihail Mishev.
Përveç atyre që punonin në objektet gastronomike të cilat u mbyllën krejtësisht, edhe shumë punonjës të tjerë në sektorin e hotelierisë kanë humbur punën e tyre.
“Në Ohër, për shkak se zakonisht bazohet në punë sezonale, karakteri i vetë punës kërkon që numri i të punësuarve jashtë sezonit të zvogëlohet, por kjo situatë ka kontribuar në uljen e mëtejshme të këtij numri, e cila është e kuptueshme”, theksoi Mishev.
Numri i objekteve të mbyllura të hotelierisë në Ohër dhe Strugë pritet të rritet në periudhën e ardhshme, veçanërisht për ata që nuk i plotësojnë kushtet për ndihmë në paketën e katërt të masave ekonomike të qeverisë.