Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Shumë pranë një marrëveshjeje”, Rama: Do të fillojmë vaksinimin brenda janarit

Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme po organizon konferencën online me gazetarët për fundin e vitit 2020.

Ai po bën një përmbledhje duke prekur të gjitha çështjet e vendit, arritjet dhe çfarë planifikohet të bëhet në vitin e ardhshëm.

Rama  tha se vendi ynë është shumë pranë një marrëveshjeje për të siguruar vaksinën e COVID, ndërsa do të fillojë brenda janarit të vitit që vjen.

“Do të ketë përsëri një shifër prej 400 mijë teste të tjera të shpejta për covidin. Jemi në përpjekje për vaksinën, më vjen keq që dëgjoj lloj lloj teorish sepse situata e përgjithshme është e njëjtë. Kompanitë si Pfhizer bëjnë marrëveshje që janë të lidhura me shtetet, nuk ka një marrëveshje tani e cila bëhet drejtpërdrejt me kompanitë dhe ti blen sipas asaj që ofron, jemi të bindur që do të fillojmë vaksinimin që të kalojë ky ngërç, do të fillojmë brenda janarit që në mes të janarit të jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin në fillim me mjekët infermierët, më pas mësuesit, policët e me radhë. Jemi shumë pranë një marrëveshje të shkruar, kemi filluar të punojmë qysh me takimin në drejtorin në SHBA. Ne punojmë politikisht dhe diplomatikisht për të siguruar. U fol që filloi vaksinimi në Maqedoninë e Veriut, por ja vetëm 100 doza të dhëna në parim nga Bullgaria. Për të lypur për shqiptarët më falni për modestinë por jam njishi”, tha Rama.

Postime të ngjashme

U largua nga PS, e fundit në listën e LSI ish-drejtoresha e tatimeve

T E

Jep dorëheqjen nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri/ Kandidat i PDIU-së më 25 prill

S.B.

8 Marsi, Veliaj: Gratë mbështesin punët e mira; Ne kandidojmë Luljetën dhe Najadën, ata Saliun dhe Flamur Nokën

S.B.

Meta ktheu kontratën për koncesionin e Rinasit/ Kuvendi ja rrëzon me 84 vota

S.B.

Kush janë tre emigrantët në listat e PS, Rama zbulon qarqet ku do të kandidojnë

S.B.

Zgjedhjet e 25 prillit/ LSI dorëzon listat e kandidatëve në KQZ, Kryemadhi kryeson në Tiranë dhe Fier

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...