Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Shumë qytetarë në prag të ekzistencës! Çmime më të shtrenjta, paga të njëjta

Shkup, 9 prill – Zhurnal.mk – Çmime më të shtrenjta, paga të njëjta, largime masive nga puna, dhe nga ana tjetër masa të pamjaftueshme dhe të parakohshme për ndihmë nga shteti. Kjo është mënyra se si Konfederata e Sindikatave të Lira e paralajmëroi protestën, për siç thonë, autoritetet më në fund të fillojnë me rritjen e drejtë të pagave minimale dhe mesatare. Protesta do të zhvillohet në 15 Prill.

Të gjithë e dimë se sa është shtrenjtuar jeta 2 vitet e fundit. Ne të gjithë shkojmë në dyqan, në treg dhe shohim sa janë shtrenjtuar produktet. Vetëm në muajin mars kemi inflacion prej dy për qind, dhe kjo tregon gjithçka…”, tha Blagoja Ralpovski nga Konfederata e Sindikatave të Lira.

Sindikalistët paralajmërojnë se punëtorët janë të varfëruar dhe vështirë e mbijetojnë krizën shëndetësore dhe ekonomike.

Ata që janë të sëmurë u mohohet paga, atyre që janë të izoluar iu mohohet paga, zyrtarisht 50 deri në 60 mijë qytetarë i kanë humbur vendet e punës”, theksoi Blagoja Ralpovski nga Konfederata e Sindikatave të Lira.

Shpenzimet e nevojshme mujore të një familje katër anëtarëshe, sipas Lidhjes së Sindikatave, kapin shumën mbi 33 mijë denarë, dhe paga mesatare është 28 mijë. Nëse, nga ana tjetër, të dy bashkëshortët marrin pagë minimale prej 15.200 denarë secili, së bashku nuk do të mund t’i mbulojnë shpenzimet themelore në muaj.

Shporta sindikale e LSM:

-Ushqim dhe pije 14.162 denarë

-Banim 10.817 denarë

-Higjienë 2.371 denarë

-Transport 2.498 denarë

-Veshmbathje 2.124 denarë

-Kulturë 1,067 denarë

-Kujdesi për shëndetin 728 denarë

Të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikës tregojnë se muajin e kaluar madje është vërejtur rritje e mëtejshme e kostos së jetesës prej 2.1 për qind. Në muajin mars janë shtrenjtuar edhe çmimet me pakicë 2.6% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritja më e madhe është në çmimet e vajit, sheqerit, reçelit, bukës, drithërave dhe produkteve të qumështit. Të dhënat thonë se para pandemisë kishte 27 mijë familje që merrnin ndihmë sociale, tani numri është rritur në 32,500 familje.

Postime të ngjashme

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

Riafirmohet mbështetja për fillim të negociatave me BE-në në takimin Dimitrov-Dendias

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...