Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Shumëkëmbëshi helmues i vërsulet tajlandezit njëvjeçar, reflekset e shpejta të ëmës e shpëtojnë nga kafshimi vdekjeprurës

Zhurnal Ads

Reflekset e shpejta të nënës, e kanë shpëtuar të birin e saj nga kafshimi vdekjeprurës i shumëkëmbëshit në Tajlandë.

Njëvjeçari Nong po luante me macen e tij lodër në dyshemenë e dhomës në Bangkok, kur krijesa helmuese filloi të lëviz me shpejtësi në drejtim të tij, transmeton Telegrafi.

E kamerat e sigurisë brenda dhomës kanë kapur momentin kur vogëlushi për “një fije floku” i shpëton sulmit. Aty shihet se si shumëkëmbëshi vërsulet në drejtim të vogëlushit që po luante.

Kafshimi i këtij lloji të shumëkëmbëshit mund të jetë shumë i rrezikshëm, në veçanti për fëmijët e vegjël – sepse helmi mund t’ia përshpejtoj rrahjet e zemrës dhe t’i shkaktoj probleme në frymëmarrje.

Megjithatë, e ëma e Nongut nuk ishte e vetëdijshme që brenda dhomës ku ajo po qëndronte e shtrirë ishte një krijesë vdekjeprurëse, që ishte nisur në drejtim të birit të saj derisa ajo po luante me telefon.

E pikërisht kur dukej se do ta kafshonte, e ëma reagoi shpejtë duke e kapur vogëlushin. Aty reagoi edhe gjyshja e djalit e cila e nxori jashtë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ndodh edhe kjo, ariu frikësohet nga qeni i vogël – madje tenton të ngjitet në pemë nga frika

admin

Dhjetë më të pasurit e botës në pandemi shtuan 400 miliardë dollarë pasuri

S.B.

Ja saktësisht se si njeriu më i pasur i botës Jeff Bezos shpenzon paratë e tij

S.B.

Rrëfehet personi i cili fluturoi nga Afrika në Londër i fshehur te rrotat e aeroplanit

S.B.

“Lulet e hekurit” “lulëzojnë” në provincën Shandong

R ZH

Rrezja misterioze që detyron aeroplanët të ‘devijojnë’, ndez teoritë e komplotit të UFO-ve mbi Mbretërinë e Bashkuar

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...