Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shumica e francezëve ende janë kundër integrimit të Ballkanit në BE

Shkup, 5 shkurt – Një studim i ri zbulon se 59 për qind e francezëve nuk janë pro anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Mbi të gjitha, sondazhi zbulon mosbesim në rritje ndaj bllokut në tërësi, raporton korrespondenti i MIA-s, transmeton Zhurnal.mk

Bisedimet për integrim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk kanë filluar, me Malin e Zi dhe Serbinë janë në vijim, ndërsa Bosnja e Hercegovina dhe Kosova konsiderohen kandidatë të mundshëm.

Megjithëse të gjitha këto vende janë akoma në fillim të procesit të inkuadrimit në BE, raporti i publikuar nga Fondacioni Shoqëri e hapur tregon se më shumë se gjysma e francezëve kundërshtojnë zgjerimin e BE-së në rajon.

Rreth 49 për qind mendojnë se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, për shembull, do të ishte i keq. Për Maqedoninë e Veriut, 25 për qind e të anketuarve thanë se anëtarësimi i saj do të ishte i mirë, ndërsa 26 për qind nuk kanë mendim. Madje 60 për qind e francezëve kanë mendim negativ për Serbinë, 58 për qind për Bosnjën e Hercegovinën, 60 për qind për Shqipërinë dhe 65 për qind për Kosovën. Studimi tregon gjithashtu se Turqia merr 76 për qind të mendimeve negative.

“Ballkani është pak kurban”, tha Sebastian Grikor, drejtor i Observatorit ballkanik të Fondacionit “Zhan Zhores”, i cili mori pjesë në këtë publikim.

Në fakt, pothuajse një në katër të anketuar thanë që jeta e tyre nuk do të ndikohej shumë nëse një zgjerim i tillë do të ndodhte fare. Duket se qëndrimi negativ i francezëve ndaj rajonit të Ballkanit lidhet në një farë mënyre me mendimin e tyre për institucionin evropian në tërësi.

“Refleksi francez mbi zgjerimin është në të vërtetë refleks që ata kanë për Bashkimin Evropian,” tha Sebastian Grikur.

Francezët janë mes evropianëve që kanë më pak besim në BE.

Sondazhi tregon se 62 për qind e atyre që janë pro anëtarësimit në Ballkan kishin imazh të mirë për BE-në, ndërsa më shumë se gjysma që nuk ishin dakord (55 për qind) kanë pasqyrë negative. Kjo sugjeron që armiqësia franceze nuk drejtohet kundër Ballkanit, por më shumë kundër institucionit.

Kur iu tregua harta e Evropës me vendet aktuale anëtare, “shumë pjesëmarrës u befasuan që vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ishin më pjesë e BE-së”, thuhet në raport.

Shkupi dhe Tirana kanë bërë progres krahasuar me fqinjët e tyre. Megjithatë, Parisi këmbëngul të mos i jepet drite jeshile negociatave zyrtare për anëtarësim në BE. Në veçanti, qeveria franceze kundërshtoi anëtarësimin e Shqipërisë, e cila pati pasoja për Maqedoninë e Veriut dhe tani ka çuar në bllokadë nga Bullgaria. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...