Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Shumica në Parlament rritet, Zaevit i bashkohen edhe pesë deputet!

Shkup, 22 shkurt – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës, se shumica parlamentare nuk është stabile. Sëfundmi ai ka deklaruar se shumica do të rritet, pasi kryeministri Zoran Zaev është në negociata me 2 deputetë të opozitës shqiptare dhe se ka besim të plotë se ata do t’i bashkëngjiten shumicës qeveritare.

“Kryeministri është në bisedime me deputetë të caktuar me VMRO-në, unë atë që mund ta them me kompetencë me të plotë është që ne si Lëvizja Besa jemi në komunikim të rregullt me disa deputetë nga opozita shqiptare me të cilat unë kam besim të plotë që mund të kemi rezultat të plot pozitiv që ata t’i bashkëngjiten shumicës qeveritare”, ka deklaruar Kasami, duke mos dashur të jap më shumë detaje për emrat dhe përkatësinë partiake të dy deputetëve në fjalë, transmeton Zhurnal.mk

Në anën tjetër, Zhurnal mëson se kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është në përfundim të negociatave edhe me tre deputetët të bllokut të koalicionit opozitar të udhëhequr nga VMRO-DPMNE e që i takojnë partive të parkatësive më të vogla etnike dhe të orientimit liberal qytetar.

Nga opozita shqiptare për Zhurnal thonë se nga radhët e tyre nuk ka asnjë mundësi ka kalimi të ndonjë deputeti në radhët e partisë të Bilall Kasamit, dhe se grupi i tyre parlamentar është kompakt dhe unik. “Nuk kemi pse të deklarohemi ndaj një deklarate që nuk është aspak e qartë. Bialli duhet të tregojë se kush janë ata dy deputet, jo të flas vetëm sa për të thënë se ka thënë diçka”, thonë për Zhurnal.mk, nga koalicioni ASH-AAA. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Siljanovska Davkova: VMRO ka legjitimitet të plotë për të mbledhur nënshkrime kundër ligjit për regjistrim

T E

Vazhdojnë bisedimet mes historianëve nga Maqedonia dhe Bullgaria

T E

Komuna e Tetovës vazhdon debatin për transportin publik

T E

Zv/ministri i Kulturës Sulejmani i kundërpërgjigjet Stefoskës: Keni bërë diskriminim etnik në vlerësimin e projekteve

Bexhet Musliu

Zejdi pyet për “Monstrën” në Kuvend!

Bexhet Musliu

A po zgjerohet fuqia e grupit të “zjarrt” kundër Artan Grubit ?

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...