Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

SHUMICË E RE NGA VMRO-ja/ Pollozhani: Njerëzit e vegjël nuk bëjnë projekte të mëdha

Shkup, 15 shkurt –  Parlajmërimet nga opozita maqedonase e udhëhequr nga VMRO-DPMNE për shumicë të re parlamentare për Zhurnal i ka komentuar edhe kreu i Shoqatës së ish-të burgosurve dhe përndjekurve politik shqiptar, Shpëtim Pollozhani. Ai thotë se njerëzit e vegjël nuk kanë kapacitet për zbatimin e projekteve të mëdha, duke aluduar në kreun e opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

“Njerëzit e vegjël nuk kanë kapacitet për një projekt të madh. Mickoski nuk është i madhi as në partinë e vet. Ka disa frakcione. Një ‘projekt i madh’ pa përfshirjen e shqiptarëve nuk është asnjëfarëlloj projekti. Vetë thelbi i programit të VMRO-DPMNE-së ku thotë: ‘Do të ndërtojmë shtet nacional të maqedonasve’ është një dështim pa filluar. ‘Shtet nacional’ me një realitet binacional është një ide e abortuar. Opozita shqiptare të mos shkëmbejë asnjë fjalë me VMRO-DPMNE-në pa e qjartësuar çështjen e shtetit unitar dhe nacional të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi për Zhurnal, Pollozhani.

Ndryshe, opozita maqedonase këto ditë ka paralajmëruar se është në vijim e sipër të konsultimeve edhe me partitë tjetra për krijimin e një shumice të re parlamentare. Por, sipas njohësve të zhvillimeve politike në vend, ky është edhe një bllof politik i opozitës maqedonase me qëllim që ta vë në “siklet” pushtetin. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Rritet numri i rasteve të reja me Kovid-19, trendi i paraqitjes së llojeve të reja me siguri do të vazhdojë

D V

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti pritet 40 minuta

D V

ASH caktoi kandidatin e saj për kryetar të Dibrës

D V

Mot shumë i nxehtë me temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë në temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

BESA themeloi nëndegën në Çellopek

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...