Agjencia Zhurnal.mk

“Shuplakat në Qendër” – Policia kërkon Janakieskin në shtëpi, ndërsa ai ndodhet në burg…

Shkup, 1 korrik – Zhurnal.mk – Është shtyrë seanca për “shuplakat në Qendër”. Shkaku i kësaj është se policia ka shkuar të marë nga shtëpia për në seancë ish ministrin për transport Mile Janakieski, por i njejti ndodhet në paraburgim në burgun e Shutkës, tranmseton Zhurnal.

Përshkak kësaj seanca është anuluar, ndërsa i akuzuari Janakieski nuk është dërguar në seancë. Urdhëri për sjelljen e tij është dorëzuar që ai të sillet nga paraburgimi shtëpiak, por ndërkohë ai ka përfunduar në Shutkë.

Ai dhe shtatë të tjerë të premtën u dërguan në paraburgim pas hetimit më të ri të Prokurorisë për krim të organizuar.

Janakieski deri tani disa herë ka hyrë dhe ka dalë nga paraburgimi i dyshuar në shumë raste. Deri në caktimin e masës së re, ai ishte në paraburgim shtëpiak./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...