Agjencia Zhurnal.mk

Shuto Orizarja bëhet me repart të ri policor (Video)

Shkup, 21 qershor – Zhurnal.mk – Sot Shuto Orizarja është bërë me repart të ri policor, informon Zhurnal.

Në ditën e parë të punës, prezent ishin ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski si dhe zëvendës ministri Agim Nuhiu.

Ky repart policor do t’i shërbejë stacionit policor Çair, me qëllim përforcimin e aktiviteteve preventive policore në zonën e Shuto Orizares, dhe mundësi për komunikim më të madh mes qytetarëve dhe policisë, për ruajtjen e qetësisë, pasurisë dhe sigurisë të banorëve të Shuto Orizares.

Spasovski repartin e ri e cilësoi si një hap të madh nga realizimi i konceptit “policia – servis i qytetarëve”.

“Sot, kam kënaqësinë t’ua prezantoj repartin e sapoformuar policor në Shuto Orizare. Për ne si udhëheqës aktual në Ministri, nuk ka dilemë se fillimi me punë i këtij reparti policor në këtë komunë, në suaza të stacionit policor Çair, do të thotë përforcim i punës preventive dhe më aktive policore në zonën e Shuto Orizares dhe mundësi për komunikim më të madh dhe bashkëpunim mes qytetarëve dhe policisë, dhe është në interes primar pikërisht për qytetarët si për rendin publik, ashtu edhe për mbrojtjen e pasurisë dhe sigurisë personale të gjithë banorëve të Shuto Orizares. Nga tani qytetarët e Shuto Orizares kanë një repart të tyre policor. Nga kjo përfitojnë edhe qytetarët edhe MPB”, deklaroi Spasovski, ministër i MPB-së.

Ministri Spasovski realizoi takim edhe me kryetarin e kësaj komune Kurto Dudush, ku u fol për bashkëpunim të përbashkët. Në takim u fol për sigurinë dhe bashkëpunimin, gjegjësisht marrdhëniet mes qytetarëve dhe policisë. Spasovski konsideron se vetëm kështu do të kthehet besimi i qytetarëve ndaj policisë, gjë që siç tha, po dëshmohet nëpër anketa./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...