Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shvërgovski: Dënimi për Mijallkovin është drakonik

Shkup, 26 shkurt – Avokati i Sasho Mijallkovit, Lupço Shvërgovski konsideron se dënimi për klientin e tij është drakonik. Paralajmëroi se do të ankohen kur do ta marrin gjykimin, si dhe në vendimin për paraburgimin.

“Mendoj se dënimi është drakonik. Të jepet maksimumi për secilën vepër penale individualisht ku është ngritur aktakuzë është me të vërtetë është precedent ligjor. Nuk do të gjeni në analet e gjyqësorit asnjë gjykim ku për një aktakuzë jepet dënimi maksimal me burgim”, deklaroi Shvërgovski sot para Gjykatës Penale pas shpalljes së gjykimit për “Target-Fortesa”.

Lidhur me vendimin e Gjykatës për paraburgimin, thotë se është në kundërshtim me ligjin, sepse gjatë një masë të caktuar të arrestit shtëpiak, pa e shkelur detyrimin, të caktohet masë paraburgim, ai konsideron se është në kundërshtim me nenin 470, sepse Mijallkovi është i siguruar, është në arrest shtëpiak, dhe nuk ekziston mundësi të arratiset.

“Mijallkovi mund të jetë në paraburgim për maksimum 60 ditë. Ai ka vendim për arrest shtëpiak, ndërsa nuk mund ta çojnë në paraburgim efektiv para se t’i paraqitet vendim i ri”, tha Shvërgovski.

Ai nuk donte t’i komentonte ngjarjet e javës së kaluar në lidhje me klientin e tij.

Gjykata Themelore Penale Shkup në rastin “Target-Fortresa” për përgjime masive dhe shkatërrim të pajisjeve nga DSK-ja sot shqiptoi denim me burg prej 55 viteve dhe 10 vjet dënime me kusht, gjegjësisht gjithsej 65 vjet për 11 persona.

Ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov iu shqiptua dënimi me 12 vjet burg për veprat penale “shoqërim kriminal”, “abuzim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” dhe “marrjes së shpërblimit për ndikim të paligjshëm”. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...