SHVL-UÇK: Kërkojmë që urgjentisht të lirohet Emin Bajrami, shtetasi i Kosovës që u arrestua në “Bllacë”

nga Xh M

Shkup, 15 mars – Shoqata e Vetranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare e cilëson Maqedoninë e Veriut si vend të pasigurt për ish-ushtarët e UÇK-së.

Përmes një kumtese ata kërkojnë që të lirohet banori 55-vjeçar i Ferizajit, Emin Bajrami, i cili është arrestuar në pikën kufitare “Bllacë”, për shkak të fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Beogradi.

“Jemi tepër të irrituar dhe të zhgënjyer nga sjellja e institucioneve lidhur me pjesëtarët e UÇK-së. Andaj, kërkojmë urgjentisht lirimin e Emin Bajramit”, thuhet mes tjerash në reagim, ku kërkohet të ketë intervenim juridik dhe politik për çështjen në fjalë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More