“Si deri te trupat kompetent regullator?“ – rekomandime për ndryshime në mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të këshillave të ASHMAA dhe MTV

nga D V

Shkup, 28 shkurt – Anëtarët e Këshillit të ASHMAA dhe të Këshillit programor të MTV-së të përzgjedhen me shumicë absolute të deputetëve në Kuvend në vend që me dy të tretat e shumicës kualifikuese, të mundësohet procedurë e qartë dhe e detyrueshme që në procesin e vendimarrjes për kandidatët më të mirë do t’i përfshijë edhe përfaqësuesit e opinionit publik të inetersuar dhe profesionist, që të përmirësohet vetë procesi i zgjedhjes së anëtarëve dhe të kthehet sistemi i propozuesve të autorizuar me dispozita precize për profilin dhe profesionalizmin e kandidatëve për anëtarë të këtyre dy rupave – janë rekomadimet nga tryeza e sotme e rumbullakët “Si deri te trupat kompetet regullator?”.

Ngjarjen e ka organizuar Qendra për zhvillim të mediave (QZHM), qëllimi i së cilës është që të përgatisë dokument për rikendim të regullimit të shëbimve mdiatike autdiovizuale, ndërsa me këtë edhe rolin dhe detyrat e trupit rregullator, i cili pastaj do ta dorëzojë deri te ministria kompetente.

Dejan Georgievski nga Këshilli i QZHM vlerëson se janë treguar si joadekuate ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele të datës 31 dhjetor 2018 dhe risitë e paraqitura në përzgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit të ASHMAA dhe Këshillit programor të RTM-së. Siç tha ai, kjo konfirmon faktin se përzgjedhja e anëtarëve të rinj të dy organeve është vonuar për gati gjashtë vjet, me dy konkurse publike të pasuksesshme dhe një të tretën që ende është në vazhdim për Këshillin e ASHMAA-së, madje nuk është shpallur as për Këshillin programor të RTM-së.

Rekomandimi i parë, tha ai, është kthimi në shumicë absolute në zgjedhjen e anëtarëve, duke ndjekur shembullin e organeve të tjera rregullatore (për energjinë, për komunikimet elektronike…) ku nuk ka nevojë për një shumicë prej dy të tretash, sepse “nuk është ligj sistematik apo i bazuar në postulatet kushtetuese”.

Siupas Dragan Sekullovskit nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, në dy trupat (Këshilli i ASHMAA dhe Këshilli programor i MTV) shihet bllokadë politike për shkak të moszgjedhjes së anëtarëve dhe mospasjes së konsensusit poltik.

“Partitë politike janë gjendur që në mënyrë të ngjashme të bëjnë konsensus për dy të tretën e shumicës në gjashtë vitet e fundit me qëllim që të bëjnë përzgjedhje reale të kandidatëve të rinj”, tha Sekullovski.

Ai nuk pajtohet me pezullimin  e dy të tretës të shumicës dhe konsideron se “do të jetë gabim nëse kthehet sistemi i shumicës absulute”.

Snezhana Tërpevska nga Instituti RESIS, eksperte për politikat mediatike, mendon se duhet të vendoset një zgjidhje sistematike për të shmangur ndikimin partiak. Duke folur për përvojën e saj të punës që nga fillimet e ASHMAA, atëherë Këshilli i Radiodifuzionit, tha se 25 vjet më parë Këshilli “bëri gjithçka që qeveria të mos mund të ndikojë në vendimet… dhe arriti të përfitojë maksimumin nga dispozitat ligjore”.

Anëtarët duhet të jenë ekspertë në vendimet që marrin sepse, siç tha, punonjësit në shërbimin profesionist të ASHMAA janë bërë ekspertë më të mëdhenj se ata që i marrin vendimet dhe “një pjesë e shërbimit profesionist me të drejtë kanë aplikuar për anëtarë të Këshillit”. Kompetenca e këtij organi, tha Tërpevska, është veçanërisht e rëndësishme sot me trendet e reja me platformat onlajn, për dallim nga dikur kur detyra kryesore e tij ishte ndarja e frekuencave. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More