Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Si dhe ku munden të voziten trotinetët elektrik? Mësoni rregullat e komunikacionit

Shkup, 4 maj – Zhurnal.mk – Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) u bën thirrje vozitësve të trotinetëve elektrikë për të respektuar rregullat dhe rregulloret në komunikacion, për sigurinë e tyre dhe pjesmarrëve tjerë në komunikacion.

Për shkak të pranisë në rritje të trotinetëve elektrikë në rrugët në Shkup dhe qytete të tjera, KRSKRR informoi në kumtesë se ky mjet transportues mund të drejtohet nga persona mbi moshën 14 vjeç dhe se lëvizja në rrugë komunikacioni është e ndaluar.

Drejtuesi i trotinetit elektrikë është i detyruar ta drejtojë atë në shtegun për biçikleta ose korsi biçikletash, dhe nëse ato nuk janë ndërtuar, në shtegun për këmbësorët, pra në një zonë tjetër të destinuar për lëvizjen e këmbësorëve. Në shteg biçikletash ose korsi nuk duhet të lëvizë me një shpejtësi më të madhe se 25 kilometra në orë, dhe në trotuar dhe shteg këmbësorësh jo më shpejt se gjashtë kilometra në orë.

“Nëse dy ose më shumë drejtues trotinetëve elektrikë lëvizin në një grup, ata janë të detyruar të lëvizin njëri pas tjetrit. Shoferi i trotinetit elektrik nuk guxon të lëshoj duart nga timoni, të mbahet për një automjet tjetër, të transportojë, tërheqë ose shtyjë objekte që mund të pengojnë në drejtimin e mjetit, nuk duhet të transportojë persona të tjerë gjatë drejtimit të mjetit dhe ai nuk duhet të shëtisë kafshë me të. Gjithashtu duhet të mbajë mbrojtëse gjatë vozitjes (duhet, por nuk ka sanksion për këtë)”, sipas KRSKRR.

Nga muzgu i parë deri në agimin e plotë, si dhe në kushtet e shikimit të zvogëluar, drejtuesi i trotinetitë elektrikë është i detyruar të veshë jelek reflektues, dhe në trotinetë duhet të ketë një dritë të bardhë në pjesën e përparme dhe një dritë të kuqe në pjesën e pasme.

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...