Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Si do të përfitojnë bizneset nga 60 milionëshi i Qeverisë së Kosovës, i ndarë nga Fondi për Rimëkëmbje?

Bizneset të cilat kanë pasur humbje si pasojë e pandemisë COVID-19 do të ndihmohen nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike, ku Qeveria e Kosovës nga ky Fond, i cili kap vlerën 365 milionë euro, ka ndarë 60 milionë euro, për subvencionimimin e pagave për bizneset aktive.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në prezantimin e këtij propozimi, në mbledhjen e fundit të Qeverisë, kishte thënë se, kjo përfshinë edhe bizneset e reja të regjistruara nga fillimi i vitit deri në muajin gusht 2020.

“Sipas Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe sipas vendimit të Qeverisë së datës 13 gusht, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ndahen 60 milionë euro, ndarja behët për subvencionimin e pagave për bizneseve aktive bazuar me numrin e të punësuarve, të deklaruar në deklaratën e tatimit të muajit dhjetor 2019 që plotëson kushtet në vijim: të kenë statusin e tatimpaguesit aktiv për muajin korrik dhe të kenë të dorëzuar deklaratën tremujore”, kishte thënë Bajrami, përcjell Telegrafi.

Sipas saj, nga ky vendim nuk do të përfitojnë ndërmarrjet publike dhe bizneset që e kanë të rregulluar tregun nga rregullatorët.

“Nga ky vendim nuk do të përfitojnë ndërmarrjet publike dhe bizneset që e kanë të rregulluar tregun nga rregullatorët. Subvencionimi përfshin edhe për bizneset e regjistruara për periudhën janar-gusht 2020, ku në këtë rast subvencionimi bazohet në numrin e të punësuarve për muajin korrik 2020”, ka shtuar ajo.

Përveç kësaj shume, Qeveria e Kosovës kishte ndarë edhe 27 milionë euro të tjera për ndihme ndaj familjeve me asistencë sociale, subvencionim në bujqësi dhe për ndërmarrësi.

Po ashtu, Qeveria ka paralajmëruar se në pjesën e dytë të muajit tetor dhe nëntor pritet të ndahen edhe ndihma të tjera financiare për bizneset.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se fondi prej 87 milionë euro tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve.

Në një postim në Facebook, Hoti ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të nisin me shpërndarjen e 60 milionë eurove.

“Fondi prej 87 milionë euro tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve. Nga java e ardhshme nisim me shpërndarjen e 60 milionë euro, ndërsa deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 milionë euro që i kemi aprovuar në Qeveri”, ka shkruar Hoti.

Kosova deri më tani ka zbatuar Pakon Emergjente Fiskale, në vlerë të rreth 180 milionë eurove. Kjo Pako, e cila kishte për qëllim të zbuste problemet ekonomike dhe sociale, ishte miratuar në muajin mars, pas konfirmimit të rasteve të para me COVID-19, nga Qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri, Albin Kurti.

Kurse, disa nga masat e saj janë duke u zbatuar pas ardhjes së qeverisë së udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti.

Postime të ngjashme

Haxhiu: Nesër finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun në sistemin e drejtësisë

Bekim Laçi

OAK: Të ketë menaxhim më të mirë të parasë dhe pronës publike

Bekim Laçi

Osmani kërkoi dorëheqjen e Dakës, ajo e refuzon

Bekim Laçi

Votimi i rezolutës së PDK-së u shty për seancë tjetër

Bekim Laçi

Nje ditë para takimit, vijnë deklarata kundërthënëse nga Prishtina dhe Beogradi

Bekim Laçi

Ky është Agimi që u fotografua gjatë luftës në Kosovë teksa kalonte përmes gardhit me gjemba

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...