Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Si do të regjistrohen personat e infektuar me Covid dhe ato në izolim shtëpiak?

Shkup, 5 mars – Zhurnal.mk – Sipas protokolit për masa preventive gjatë zbatimit të regjistrimit të popullsisë, është kuptuar se si do të zbatohet regjistrimi i personave që do të jenë pozitiv ndaj covid dhe në vetizolim shtëpiak, informon Zhurnal.

Në protokolin thueht se regjistrimi i këtyre personave do të organizohet në mënyrë të veçantë, e kështu, numri i personave pozitiv ndaj covid dhe në izolim shtëpiak do të ndjeket në bazë ditore me qëllim që të mundësohet përfshirja e tyre në regjistrim.

“Enti shtetëror për statistika në bashkëpunim me Drejtorinë për shëndetësi elektronike “Termini im”, do t’i mer listat e personave pozitiv në bazë ditore me adresë të tyre, numrin amë dhe numrin e telefonit”, thuhet në protokol.

Ato persona izolimi i të cilëve do të fillojë më 1 prill dhe do të përfundojë gjatë kohëzgjatjes së regjistrimit, regjistruesit do të mund t’i vizitojnë pas izolimit.

“Derisa personat të cilët janë pozitiv ndaj covid dhe tek personat të cilët nuk do të përfundojnë izolimin gjatë regjistrimit, do të kontaktohen në mënyrë telefonike dhe do të dakordohen për kushtet e regjistrimit për marjen e të dhënave nga ndonjë i afërm i tyre që nuk është në izolim, ndërsa i di të gjitha të dhënat”, thuhet në protokol.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...