Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Si dukej numri i parë i gazetës Rilindja?

Imazhe që paraqesin numrin e parë të gazetës “Rilindja”, të publikuara në Instagram nga bibloteka digjitiale, “Bibliotekaria”. 

Këto janë disa imazhe që paraqesin numrin e parë të gazetës “Rilindja”, të publikuara në Instagram nga bibloteka digjitiale, “Bibliotekaria”. 

Në këtë numër startues, artikulli i parë fton lexuesit për “t’iu përvishur punës”, ndërsa nuk kanë munguar as shkrime kushtuar grave “Edhe grueja e jonë hec drejt përparimit”.

Kjo gazetë për herë të parë ka dalë më 12 shkurt 1945 në Prizren dhe është gazeta e parë në gjuhën shqipe në ish Jugosllavi.

Gazeta u shtyp në Shtypshkronjën Shtetërore në Prizren që nga numri 1 deri në 60-të.

Numri 61 i gazetës u kompletua dhe u shtyp në Prishtinë në Shtypshkronjën Krahinore të Frontit Popullor.

Në fillim ishte e përjavshme vetëm me katër faqe deri më 27 qershor 1948, kur edhe filloi të dale dy here në javë, të dielave dhe të enjteve.

Pastaj, nga nëntori i vitit 1958 nis të dalë si gazetë e përditshme në përjashtim të ditës së premte.

Ndërsa, që nga viti 1964 del çdo ditë standard në 20 faqe, ndërsa të shtunave dhe gjatë festave 24-32 faqe.

Me 5 shtator 1990, nga pushtetit serb u ndalua botimi i saj, e pas hyrjes së forcave të NATO-s, më 12 qershor 1999 ajo del përsëri, por këtë herë me faqe të shtuara dhe një pjesë e tyre me ngjyra.

Gazeta “Rilindja” ishte padyshim gazeta më e shitur në trojet shqiptare. Tirazhi maksimal ka arritur gjatë festave të Vitit të Ri, deri në 234.000 ekzemplarë.

Gazeta “Rilindja” nuk botohet që nga viti 2009.

Postime të ngjashme

Origjina e panjohur e ‘Himnit të alfabetit’, të shkruar nga Parashqevi Qiriazi

S.B.

Instituti Francez në Shkup i dhuroi një donacion librash Universitetit të Tetovës

Z H

Letra që Gabriel Garsia Markez i shkroi të dashurës

S.B.

Historia tragjike e ish-shokut të klasës të Enver Hoxhës, që u ekzekutua me urdhër të tij: Partizanët shkuan për ta arrestuar te shtëpia e tij…

S.B.

Prek zemrat e të gjithëve babai i aktori të ndjerë Luran Ahmetit: “PËR DJALIN TIM TË MIRË”

R Zh

“Lahuta e Malcisë”, 84 vite nga botimi i kryeveprës së Gjergj Fishtës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...