Agjencia Zhurnal.mk

Si e dogjën 6 afgane kampin e refugjatëve në Lesbos

Një video në të cilën tregohet momenti i zjarrvënies në kampin e refugjatëve Moria ka ndihmuar policinë  për të kapur autorët. Autoritetet kanë arrestuar 6 afganëve, pas publikimit të  videos në rrjetet sociale.

Siç shihet në video, një person i cili mban një kuti kartoni i vë flakën barit dhe shkurreve, ndërkohë që jashtë kampit kanë rifilluar zjarre të vogla. Njoftimi për të arrestuarit u bë i ditur nga Ministri i Mbrojtjes Michalis Chrysochoidis i Mytilene, i cili deklaroi: “Zjarrvënësit e Morias janë arrestuar”, shkruan abcnews.al.

Autoritetet nëpërmjet videos arritën të identifikonin personat në fjalë. Disa persona të kampit Moria dhanë dëshmitë e tyre, duke ndihmuar në kapjen e autorëve.

Hetimi po vazhdon ende dhe Departamenti i Antiterrorizmit ka  gjithashtu si prova kryesore edhe celularët e të arrestuarve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...