Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Si e festoi bota ardhjen e 2020-s dhe kufizimet e pandemisë

Ndërrimi i viteve zakonisht festohet me grumbullime masive, fishekzjarre të zhurmshme dhe spektakle dritash. Njëjtë ishte dhe kur njerëzit në të gjithë botën pritën 2020-n me numërimin mbrapsht, tradicional tashmë.

Teksa shpërthyen fishekzjarret në qiell dhe shishet e shampanjës në tokë në qytete si Sideny, Paris, Berlin, Nju-Jork dhe Rio de Janeiro, lajmi po përhapej me shpejtësi se zyrtarët shëndetësor në Wuhan të Kinës po shqyrtonin shenjat e para të një virusi të ri, që shpejt do të shndërrohej në pandemi.

Tani regjistrohen mbi 1.7 milionë viktima dhe 79 milionë të infektuar me koronavirus në të gjithë botën, dhe ndërrimi i viteve këtë herë do të jetë shumë ndryshe. Sheshet e qyteteve kryesore në pritjen e 2021 do të jenë të heshtura pasi grumbullimet e turmave janë të ndaluara, spektaklet e fishekzjarreve në të shumtën e rasteve janë anuluar, ndërsa mjaft evente nuk do të mbahen.

Miliona njerëz do ta presin vitin e ri në shtëpitë e tyre, me rrethin më të ngushtë, me shpresën që vaksinimi ndaj Covid-19 të risjellë normalitetin e vjetër, ose një pjesë të tij, në mënyrë që festimet për 2022 të jenë si zakonisht, me përqafime dhe puthje në sheshet kryesore./a2

Postime të ngjashme

Gjermania reagon ndaj kritikave dhe ndryshon radhën e vaksinimit

T E

Islanda përgatitet për një shpërthim të mundshëm pranë Reikjavikut

T E

Navalny lajmërohet nga burgu: Gjithçka në rregull me mua

T E

Armenia përballet me tensione politike dhe plagët e luftës

T E

Dyshime për sulm terrorist në Suedi/ 8 persona të plagosur me thikë

T E

Së paku 33 të vdekur në protestat në Birmani

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...