Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Si e kalon kohën Jankulloska në burgun e Idrizovës? Pamje brenda burgut (Foto)

Shkup, 1 shkurt – Zhurnal.mk – Ish ministrja Gordana Jankulloska nuk është e angazhuar në përgatitjen e gazetës interne të burgut, sepse nuk ka kohë. Ajo vazhdimisht është nëpër seanca gjyqësore andaj dhe nuk mund ta mbërijë. Ajo shprehë dëshirë për të punuar pasi është dërguar në burg, informon Zhurnal.

Nga reparti ku është vendosur në fund të shtatorit vitin e kaluar, tani është në repart të burgut. Ajo është e vendosur totalisht e vetme në dhomë, ndërsa lëvizë nëpër pjesën e burgut të grave, nën mbikqyrje të shërbimeve. Jankulloska mund të pranojë vizita në burg, ndërsa të burgosurit tjerë të cilët një kohë të gjatë nuk mund të shfrytëzonin uikendet e lira, tani ky privilegj u është rikthyer përsëri.

“Ajo është vazhdimisht në gjykime. Kohën më të madhe e kalon në burg. Nuk ka ndryshime, nuk kam ankesa, nuk kam dëgjuar se ka probleme atje. Këtu jam nga 21 dhjetori. Po veprohet në mënyrë preventive lidhur me sigurinë e saj, ashtu si në fillim. Informatat e mia janë se ajo është e vetme në dhomë. Ky është një vlerësim i sigurisë, sepse çfarë nëse ndodhë diçka, çfarë do të bëjmë? Bëhet fjalë për ish funksionare. Nuk ka shëtitje jashtë burgut, ka vetëm brenda burgut me të tjerat gra të burgosura, nën mbikqyrje të shërbimit”, thotë drejtori i burgut të Idrizovës, Jovica Stojanoviq.

Shëtitorja tek burgu i grave në “Idrizovë”
Kuzhina tek burgu i grave në “Idrizovë”
Kuzhina në burgun e Idrizovës
Pjesa e kontrolleve gjinekologjike në burgun e Idrizovës

Ish ministrja Jankulloska ishte dënuar me gjashtë vite burg në rastin “Tanku”, ndërsa Apeli ia uli dënimin në katër vite burg.

Për momentin në burg nuk ka të infektuar me Covid, ndërsa burgu i ndërmer të gjitha masat për parandalim të korona virusit. Rasti i fundit i të burgosurve me covid është regjistruar në fund të dhjetorit 2020. Në “Idrizovë” deri tani ka patur gjithsej 31 të infektuar dhe një i vdekur.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga bashkëshorti i presidentes Osmani, paralajmëron padi

D V

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Në Krushevë është hapur manifestimi “10 ditë të Republikës së Krushevës”

Z H

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

Tërmet në Kosovë, ndjehet në RMV dhe Sërbi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...