Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Si e sheh BOTA luftën Izrael-Palestinë! Konflikti ngjall PROTESTA anë e mbanë globit, ‘forcat e mëdha’ botërore të ndara në qëndrime!

Protestat u zhvilluan në qytete të mëdha në botë, duke përfshirë, Berlin, New York, Doha, Londër, Paris dhe Madrid, me qëndrime të ndryshme për luftën Izrael-Palestinë

Lufta e përshkallëzuar mes Izraelit dhe Palestisë që brenda një jave ka lënë 158 të vrarë dhe mijëra të plagosur, ka ngjallur protesta anë e mbanë botës. E ndarë në dy pjesë, bota po marshon, kush në mbështetje të palestinezëve, e kush krah Izraelit.

Protestat u zhvilluan në qytete të mëdha në botë, duke përfshirë, Berlin, New York, Doha, Londër, Paris dhe Madrid, me qëndrime të ndryshme për luftën. Mbështetje të hapur ndaj Izraelit ka treguar SHBA-ja, ku presidenti Joe Biden bisedoi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe i siguroi atij mbështetje të fortë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet me raketa dhe grupe të tjera terroriste në Gaza. Qëndrim të kundërt ka mbajtur Australia dhe Kina, ndërsa kjo e fundit ka kritikuar SHBA-në për vonesën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të OKB-së.

Edhe pse me qëndrime të kundërta, shumë vende janë ende në protestë për luftën Izrael-Palestinë:

Australia

Protesta ne Australi

Protestuesit në Australi janë bashkuar në tubime kundër sulmeve ushtarake izraelite në Gaza. Protestuesit kanë kërkuar që qeveria të miratojë veprime bojkoti, dhe sanksionime kundër Izraelit, të ngjashme me ato të përdorura kundër Afrikës së Jugut. Me pankarta në duar me mbishkrime: “Izraeli po vret fëmijë si unë”, protestuesit brohorisnin njëzëri.: “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”.Zelanda e Re pro-palestineze

Zelanda e Re

Mijëra mbështetës pro-palestinezë marshuan nëpër qytetet më të mëdha të Zelandës së Re për të protestuar kundër sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës. Qindra demonstrues protestuan në kryeqytetin Ëellington, si dhe në Auckland dhe Christchurch, duke mbajtur parulla dhe flamuj palestinezë. Marshimet përkuan me Ditën e Nakba, e cila përkujton zhvendosjen e qindra mijëra palestinezëve gjatë luftës për pavarësinë e Izraelit në 1948.

 SHBA

Protesta në SHBA

Ndërsa Joe Biden mbështeti hapur Izraelin, shumë protesta po mbahen në qytetet kryesore si në New York, Chicago, Colorado dhe në Washington. Ata janë mbledhur të shumë të numër, dhe me pankarta e brohoritje, kërkojnë që Izraeli të tërhiqet dhe Palestina të jetë e lirë. Po ashtu, protestuesit janë shprehur të pakënaqur ndaj politikave të presidentit Joe Biden lidhur me reagimet e tij ndaj luftës. 

Mbretëria e Bashkuar

Britani

Në Londër, disa mijëra protestues që mbanin pankarta me mbishkrime “Stop bombardimeve në Gaza” dhe brohoritjet “Palestina e Lirë” u për të marshuar drejt ambasadës Izraelite. Turmat me protestues  u pane pranë Kensington High Street ku ndodhet ambasada.

Sipas policisë së Londrës, ishin mbledhur rreth 100,000 njerëz, të cilët protestuan paqësisht.

Qindra protestues u mblodhën në Irak për tu solidarizuar me palestinezët

Irak

Protestuesit tundën flamuj dhe parulla palestineze nëpër pesë provinca në tubime pro palestinezëve të thirrura nga kleriku Muqtada al-Sadr. Protestuesit u mblodhën në kryeqytetin Irakian Bagdad dhe provincat jugore të Babilonisë, Dhi Qar, Diëanieh dhe Basra si një shenjë mbështetjeje.

Protesta edhe në Katar

Katar

Në Doha, mijëra protestues valëvitën flamuj dhe shfaqën mesazhe në solidaritet me palestinezët.

Unë jam duke mbajtur një qëndrim kundër gjenocidit të kryer nga Izraeli në vendin tonë. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të çliruar vendin tonë … Meqenëse nuk mund të jemi atje personalisht, ne jemi këtu në këtë protestë sot … Unë jam shumë i zemëruar, shumë i zemëruar nga ajo që po ndodh,” tha për Al Jazeera një protestues.

Në Doha, protestuesit u mblodhën në Xhaminë Imam Muhammad Abdel-Ëahhab duke tundur flamuj dhe duke solidarizuar me njerëzit në Palestinë.

Në Francë protestuesit u përplasën me policinë

Francë

Qindra protestues  mblodhën në lagjen Barbes në veri të Parisit mes një pranie të konsiderueshme të sigurisë së rreth 4,200 oficerëve. Policia e Parisit përdori gaz lotsjellës ujë për të shpërndarë tubimin e mbajtur pavarësisht ndalimit nga autoritetet. Një grumbull koshash mbeturinash u dogjën dhe protestuesit hodhën fishekzjarre drejt policisë, por nuk u raportua për arrestime.

Spanja në mbështetje të Palestinës

Spanje

Në Madrid, rreth 2500 njerëz, shumë prej tyre të rinj të mbështjellë me flamuj palestinezë, marshuan drejt sheshit Puerta del Sol në qendër të qytetit.

Kjo nuk është një luftë, është gjenocid“, brohorisnin ata.

Liban

Protestat në kufirin Liban-Izrael

Qindra libanezë dhe palestinezë kanë protestuar përgjatë kufirit Liban-Izrael. Disa protestues hodhën kokteje molotovi dhe gurë mbi mur gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin kufitar libanez të Odayseh, ku qindra marshuan duke valëvitur flamuj palestinezë dhe libanezë, si dhe banderola të verdha të grupit Hezbollah.

Protesta në Kashmir pati arrestime

Kashmir

Në Kashmirin e administruar nga India, policia goditi protestuesit pro-Palestinë dhe arrestoi të paktën 20 prej tyre. Një numër njerëzish që mbanin flamuj palestinezë dolën në rrugë në qytetin kryesor të Srinagar pas lutjeve të së Premtes. Protestuesit ngritën parulla pro-Palestinës dhe anti-Izraelit.

Policia tha se “nuk do të lejojë protestuesit të shkaktojnë dhunë, paligjshmëri dhe çrregullim në rrugët e Kashmirit“.

Si mund të heshtim kur Izraeli po vret fëmijë në Gaza. Çdo njeri në tokë duhet të ngrihet për ta. Kjo ka të bëjë me shfaqjen e njerëzimit dhe solidaritetit, por ne nuk jemi në gjendje ta bëjmë atë për shkak të frikës, “tha për Al-Jazeera një banor 25-vjeçar i Srinagar.

Gjermania

Gjermani

Mijëra protestues  marshuan në Berlin dhe qytete të tjera gjermane pas një thirrje nga Rrjeti i Solidaritetit të të Burgosurve Palestinezë Samidoun. Tri marshime u bëenë në rrethin Neuköln të Berlinit. Protestuesit thirrën “Bojkotoni Izraelin” dhe hodhën gurë dhe shishe në polici, duke çuar në disa arrestime. Protesta të tjera u mbajtën në Frankfurt, Leipzig dhe Hamburg.

Çfarë po ndodh aktualisht?

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 174 viktima, mes tyre 41 fëmijë dhe mbi 1000 të plagosur. Deri më tani është shkatërruar me raketë godina e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza. Ende nuk është raportuar se sa viktima apo të lënduar kishte nga ky shpërthim i cili ishte i paralajmëruar. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

Postime të ngjashme

Britania mund të shtyjë heqjen e masave kundër koronavirusit

Bekim Laçi

Putin: Gati të ekstradojmë të gjithë hakerat nëse edhe SHBA bën një gjë të tillë

Bekim Laçi

Mbretëresha Elisabeth pret presidentin Biden për çaj

Bekim Laçi

Biden për herë të parë në një samit të NATO-s

Bekim Laçi

Betohet qeveria e re izraelite, nëntë gra ministre

Bekim Laçi

Zviceranët votojnë kundër masave për ndryshimet klimatike

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...