Ekonomi Maqedoni Shqipëri TOP LAJM

Si e shpëtoi Kosova dhe Maqedonia, Shqipërinë nga falimentimi (Tabela)

Zhurnal Ads

Tiranë/Prishtinë/Shkup, 25 tetor – Shtatori ka sjellë pak frymëmarrje për turizmin në vend, pas situatës së vështirë që ai po kalonte që nga marsi, kur për gati tre muajt lëvizja ishte pothuajse e bllokuar dhe pas një vere të vakët, ku ata që i mbajtën hotelet në këmbë ishin shtetasit nga Kosova.

Të dhënat e INSTAT treguan se Në Shtator 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në territorin shqiptar janë 377.033. Krahasuar me Shtator 2019, ky numër ka rënë me 36,2%. Ndonëse në rënie, tkurrja ishte më e ulët se në periudhat e mëparshme, ku në gusht hyrjet e të huajve ranë me 63% dhe në korrik me -67.1%.

Kosova është në fakt shpëtimtari i turizmit këtë verë. Vetëm në shtator erdhën 239 mijë turistë nga Kosova, që përbënin 64% të totalit të të huajve që hynë në vend këtë shtator. Hyrjet e shtetasve nga Kosova në shtator ishin 44% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke mbajtur të zëna hotelet në të gjithë vendin dhe duke kompensuar rënien e turistëve nga Maqedonia (-50% në shtator), Greqia (-87%), Italia (-69%), Mali i Zi (-46%) etj.

Psh, nga 23 mijë turistë polakë që erdhën në shtator 2019, këtë vit kishte vetëm 1422, nga Greqia (një pjesë e madhe emigrantë) hynë vetëm 5,840 shtetas nga 47 mijë në shtator 2019, apo nga Italia erdhën 10 mijë shtetas, nga 35 mijë një vit më parë.
Gjithsesi, për 9 mujorin, rënia e hyrjeve të shtetasve të huaj është e lartë. Sipas INSTAT, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipërinë në nëntëmujorin 2020 është 2.122.202, duke rënë me 61,1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Përgjatë nëntë muajve të 2020,Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 45,2%, ndërsa tkurrjen më të madhe e ka pasur Spanja me 90,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019

Sipas INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Shtator2020, janë 604.703. Krahasuar me Shtator2019, ky tregues rezulton me rënie 43,1%. Në Shtator2020, hyrjet e shtetasve të huajnë territorin shqiptar janë 377.033. Krahasuar me Shtator 2019, ky numër ka rënë me 36,2%.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori shqiptar, gjatë muajit Shtator 2020 janë 706.145, duke shënuar një rënie me 44,7%,krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shtator 2020 janë 271.586. Krahasuar me Shtator 2019, ky numër ka rënë 51,7%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shtator 2020, janë 434.559. Krahasuar me Shtator2019, ky numër ka rënë 39,2%. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në nëntëmujorin 2020, është 2.208.821 duke rënë 50,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Monitor

Postime të ngjashme

Mbi 418 miliardë denarë ruhen në banka, depozitat po rriten edhe në kohë krize

XH,I

Analistët: “Tash është koha” që opozita shqiptare të zgjohet nga gjumi

XH,I

Masat anti-Covid, votohet në Kuvend nevoja e ndryshimeve ligjore

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...