Agjencia Zhurnal.mk

Si e vlerësojnë qytetarët shëndetësinë publike në Maqedoni?

Shkup, 1 korrik, zhurnal.mk – Sipas hulumtimit të mendimit publik që ka bërë emisioni ‘Detektor’ në TV Sitel, qytetarët e Maqedonisë së Veriut shëndetësinë publike të vendit e vlerësojnë me 2.4 ndërsa cilësia e shëndetësisë publike është rritur.

Të anketuarit nuk janë të kënaqur me cilësinë e barnave që i ofrojnë barnatoret tona (63.1%) dhe se çmimet e barnave janë të lira, por vetëm nëse janë me recetë(33.2%), kurse të tjerët janë të mendimit se janë tepër të shtrenjta (28.6%), përcjell Telegrafi Maqedoni. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thekson se ‘Buxheti për sëmundje të ralla është rritur për pak kohë nga 220 në 300 milionë denarë. U vendosën tre barna të reja vitin e kaluar, dhe dy sivjet. Të gjithë pacientët që ishin të kufizuar në raport me diagnozën dhe kritereve të diagnozës i morën barnat e tyre”, thotë ai.

Shumica e qytetarëve apo 65.1 përqindëshi nuk e dinë se sa ndajnë nga të hyrat e tyre për mbrojtje shëndetësore. Sipas hulumtimit shumica e të anketuarve shprehen se sigurimi shëndetësor duhet të jetë i detyrueshëm ndërsa një pjesë e tyre janë të mendimit se duhet vet të vendosin nëse do të kenë sigurim shëndetësor (34%).

Ministri Filipçe potencoi bashkëpunimin intensiv me Bankën Botërore, Organizatën Botërore Shëndetësore dhe Komisionin Evropian ku diskutohen proceset reformuese sa i përket pagesës. “Mendojmë për reformim të fondit dhe mënyrës se si paguhen shërbimet shëndetësore. Një ndër problemet më të mëdha është që shëndetësia primare do të paguhet për kokë banori, ndërsa shëndetësia sekondare dhe triciare do të përcaktohen në mënyrë historike. Është e vështirë të kontrollohet bartja e pacientëve nga shëndetësia primare në shëndetësinë sekondare”, u shpreh Filipçe.

Në pyetjen nëse duhet të jetë e obligueshme vaksinimi te fëmijët 73.6 për qind janë përgjigjur pozitivisht dhe 10.8 përqind negativisht.

Mendimi i qytetarëve sipas këtij hulumtimi është se Maqedonia nuk i plotëson standardet dhe rekomandimet e BE-së sa i përket cilësisë së sistemit shëndetësor (57.6%), por shprehen optimist dhe nëse bëhemi anëtar i BE-së shëndetësia do të përmirësohet (54.5%).

“Do të vazhdojmë të investojmë në sistemin shëndetësor. Një shumë serioze tashmë kemi dhënë te pagat, buxheti për sëmundje të rralla, mjekët e rinj. Planifikojmë të investojmë në pajisje mjekësore në spitalet e reja në Shtip, Strumicë, Ohër, Tetovë,” tha Filipçe duke shtuar se Qendre e re Klinike do të jetë një nga investimet më të mëdha kapitale, në vlerë prej 500 milionë eurove.

Ai beson se me këto masa do të ndryshohet pasqyra për sistemin shëndetësor në vend./

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...